VLORE - Një kufomë e dekompozuar është zbuluar ditën e sotme në Vlorë. Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se kufoma, e cila është e seksit mashkull, është zbuluar në një kabinë elektrike në zonën e Skelës.

Njoftimi është dhënë nga banorët të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimës, si dhe shkaqet e vdekjes së tij. Por hetimet e deritanishme të policisë bëjnë të ditur se viktima të jetë rreth moshës 65 vjeç i cili dyshohet se ka humbur rreth 1 javë më parë.
 
Ndërkohë uniformat blu nga ana e tyre kanë mbërritur në vendngjarje ku kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

kabine elektrike
Ora 20:25 Identifikohet viktima, Kujtim Naza 65 vjeç
 
Ekspertiza ka arritur të identifikojë kufomën e gjetur në Vlorë gjatë paradites së sotme. Nga të dhënat e ekspertizës rezulton se viktima është Kujtim Naza 65 vjeç banues në lagjen Hajro Çakerri. Kufoma ishte gjetur në mëngjes pranë një gabine elektrike. Nga ekspertiza ka rezultuar se Naza ka humbur jetën si pasojë e rrymës elektrike, ndërkohë policia pas identifikimit ka bërë me dije se bëhet fjalë për një endacak.

(Kabina elektrike ku u gjet kufoma)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)