VLORË - Gjendet një person i vdekur në një banesë në qytetin e Vlorës, në lagjen '10 Korriku'. Sipas raportimeve të gazetarit Armand Xhelili, personi i gjetur i pajetë quhet Bashkim Durmishi dhe është i moshës 68-vjeçare.
Sipas policisë, dyshohet për vdekje natyrale, ndërsa dëmtimi në fytyrë dyshohet të jetë shkaktuar nga një kafshë shtëpiake që viktima mbante në shtëpi, kur 68-vjeçari ishte pa jetë.
Nga këqyrja e trupit të pa jetë të 68-vjeçarit Bashkim Durmishi, i cili prej kohesh jetonte i vetëm, policia bën me dije se i moshuari dyshohet se kishte më shumë se 12 orë që ka ndërruar jetë.
Ndaj në momentet e para u dyshua se mund të ishte grabitje duke e goditur në fytyrë të moshuarin. Ndërkohë që 68-vjeçari Durmishi prej vitesh jetonte i vetëm, kishte dhe dy fëmijë që jetojnë jashtë.
'Nga këqyrja e trupit të shtetasit B. D, në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë, nga grupi hetimor, në përbërje të të cilit ishin eksperti mjekoligjor dhe eksperti kriminalist, nuk u konstatuan dëmtime trupore që të kenë sjellë vdekjen. Paraprakisht, dyshohet për vdekje natyrale. Dëmtimi në fytyrë dyshohet të jetë shkaktuar nga një kafshë shtëpiake që viktima mbante në shtëpi', njoftoi policia.
Fillimisht kur doli lajmi i gjetjes pa jetë të 68 vjeçarit, u raportua se mund të kishim të bënim me një ngjarje kriminale. U mendua se i moshuari ishte pre e një grabitjeje, teksa autorë të paidentifikuar kishin hyrë në banesë e kishin dhunuar dhe grabitur.
Policia gjeti pa shenja jete një të moshuar në banesën e tij në lagjen 10 korriku në Vlorë. Nga njoftimi paraprak bëhet me dije se 68-vjeçari Besnik Durmishi ka pësuar një arrest kardiak.
Por fillimisht sipas raportimeve të para, u bë me dije se 68 vjeçari është grabitur me dhunë dhe ka humbur jetën duke u goditur me sende të forta. Megjithatë ky version ende nuk konfirmohet nga policia.
Ndërkohë Report Tv sjell pamje nga jashtë banesës ku u gjet pajetë 68 vjeçari. Aty duken forcat policore në oborrin dhe në pjesën e brendshme të banesës në lagjen 10 korriku.
Forcat e Sigurisë Kombëtare (FSK) janë duke bërë kontrolle në dalje të qytetit të Vlorës. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari Armand Xhelili, FSK është në hyrje të qytetit duke kontrolluar makinat dhe drejtuesit e automjeteve.
Nuk dihet nëse ka të bëjë me raportimet e para mediatike, se një 68 vjeçar në lagjen 10 korriku ishte grabitur dhe ishte lënë i vdekur në banesë.
Policia më pas nxori një njoftim paraprak ku thoshte se 68 vjeçari ka pësaur arrest kardiak në banesë, ndërsa nuk konfirmohet nëse ka qenë pre e një grabitjeje.
Mund t'a kishit evituar ate hollesine per qenin,jo vetem per etike gazetareske,por dhe per ceshtje hetimi.
PërgjigjuVerifikojini lajmet para se ti botoni se i tmerruat njerezit. Asnje standart te gazetarise nuk plotesoni. Jeni injorante komplet.
PërgjigjuInjorant +++ Sepse nuk jane me gazetare Por gra te liga duke bere gam - gam
Keto duhet te kapen e te varen . Krimi me i shemtuar qe meriton denim maksimal esht ti hysh atij tjetrit ne shpi e ta torturosh e ta vrasesh pa asnje faj
Përgjigjuja se c'te ben qeni,,,kur pronari vdes,,ai per te mbijetuar ,,ha te zotin....
Përgjigjushefat dhe drejtorat ndryshojne, po krimi vazhdon i pashqetesuar. apo jo o lideri jone global Ed1 R4m4 I?
PërgjigjuPolicia e vlores super e korruptuar dhe nuk bejne detyren qe njerzit para se te marin nje inicjativ te bejne llogari mire por eshte e kunderta ka frik policia nga krimineli