VLORE - Gjendet trupi i pajetë i një personi në lagjen “10 Korriku” në qytetin e Vlorës. Sipas policisë dyshohet se trupi i përket një mashkulli rreth 26 vjec dhe mendohet se shkak i vdekjes së tij ka qenë përdorimi i lëndëve narkotike në mbidozë.
Trupi i pajetë u gjet mbrëmjen e djeshme dhe sipas policisë së Vlorës pranë trupit të pajetë të të riut është gjetur edhe nje shiringë dhe letër alumini, që perdoret për injektimin e heroinës.
Policia thotë se si pasojë e overdozës, viktima, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, mund të ketë pësuar infarkt.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore, që do të përcaktojë edhe shkaqet e vërteta të vdekjes së të riut.
Redaksi Online
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com