VLORE- Në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë është gjetur mëngjesun e sotëm trupi i pajetë i 67-vjeçari.
Një peshkatar i zonës ka gjetur trupin e pajetë të 67-vjeçarit, Mujo Muska, në vendin e quajtur Triport.
Sipas familjarëve, 67-vjeçari vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte larguar nga shtëpia kur ka qenë vetëm .Edhe denoncimi për humbjen e 67-vjeçarit u bë nga vetë familjarët e tij.
Sipas policisë, nga veprimet paraprake të grupit hetimor ka rezultuar se personi është mbytur rreth orës 04:30 të mëngjesit të së dielës.
Pas ekspertizës mjeko-ligjore, u njoftua se viktima ka pak flokë të rëna në pjesën e përparme tëkokës, dhe mbante një unazë martese në gisht.
Trupi i pajetë është dërguar me ambulancë në morgun e spitalit rajonal, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së tij.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com