Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest ne burg" për shtetasin Kostandinos Shakaj, i dyshuar si një prej autorëve të vjedhjes së një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur në 11 korrik 2016.
 
Në bazë të veprimeve hetimore, ka rezultuar se në datë 11.07.2016, rreth orës 14:00, në lagjen Hajro Çakerri të qytetit të Vlorës, është vjedhur Dega e një Banke.
 
Nga kryerja e veprimeve te para hetimore ka rezultuar se nje person i maskuar dhe i dyshuar si i pajisur me arme zjarri pistolete ka hyre ne ambientet e brendshme të degës së bankës private, ku ka vjedhur një sasi të konsiderueshme parash ne monedhat lek dhe euro. Gjatë kohës qe personi i maskuar ka hyrë në ambientet e brendshme të bankës një tjetër person i maskuar dhe i dyshuar si i armatosur me armë zjarri automatike, ka qëndruar jashtë bankës  tek dera hyrëse e saj, ku ka kanosur dhe penguar rojet që të kryenin detyrën.
 
Shakaj u arrestua dy ditë më parë nga policia e Vlorës. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com