TIRANE - Gjyqtarja Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës, Mirela Mishgjoni është sulmuar nja një person, i cili ka hedhur asaj acid sanitar në fytyrë dhe trup. Gjithçka ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit në lagjen “28 nëntori” në Vlorë, ndërsa gjyqtarja 40-vjeçare ka zbritur shkallët e pallatit ku banonte dhe është drejtuar për të marrë makinën e saj për të shkuar në vendin e punës. Në këtë moment personi ende i paidentifikuar i është afruar dhe ka zbrazur shishen plastike me acid që mbante në dorë në drejtim të gjyqtares Mirela Mishgjoni.
Lajmi në redaksinë e Tv A1 Report mbërriti rreth orës 10:30 minuta në një kohë kur Ministri i Brendshëm po transmetonte Live në më shumë se një media televizive rezultatet e suksesshme në luftën kundër krimit, korrupsionit, trafiqeve dhe mbrojtjes së rendit e sigurisë për vitin 2012.
Gjurmët e acidit që nga trupi i gjyqtares kanë rënë në trotuar tregojnë sasinë e madhe të acidit që i është hedhur gjyqtares.Shikoni këtu fotot nga vendi i ngjarjes Menjëherë gjyqtarja është dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e shpejtë. Mjeku kirurg Aldo Vangjeli deklaroi se gjyqtarja u paraqit me plagë djegieje me acid sanitar dhe se ka djegie në syrin e majtë, në gojë dhe në kraharor. Ndërkaq pas dëshmisë së marrë nga gjyqtarja, policia ka deklaruar se personi që sulmoi 40-vjeçaren ishte i gjatë dhe pa maskë, por ende nuk është identifikuar nga policia.
Ndërkaq, gjyqtarja Mishgjoni rezulton se është shkarkuar nga detyra nga KLD për për shkelje të rëndë të disiplinës. Çështja e saj u gjykua e u kthye për rishqyrtim sërish në KLD, ku me një vendim të dytë KLD vendosi sërish shkarkimin e saj derisa Mishgjoni e çoi çështjen në Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Pas 7 vitesh, kur KLD e akuzoi në 2002 për shkelje të detyrës, në 2009 Gjykata e Lartë e ktheu në detyrë me argumentin se nuk mund të merrej masë administrative për një shkelje të pretenduar të kryer disa vite më parë pasi ajo kish humbur aktualitetin.Lexoni të plotë shkrimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Mishgjoni
Një ndër çështjet e gjykuara prej gjyqtares Mirela Mishgjoni rezulton të jetë dhe ajo e shtetasit Gramoz Halilaj, i cili ishte akuzuar për vrasje por u la i lirë nga trupi gjykues që përbëhej nga Elvana Cicoli, Mirela Mishgjoni dhe Artur Malaj. Ata vendosën lirimin e Gramoz Halilajt, i cili akuzohej nga prokuroria për ekzekutimin e 53-vjeçarit, Mitat Sulçe në vitin 2008. Lirimi i tij u krye edhe pse prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm. Sipas gjykatës nuk kishte prova që ta fajësonin atë për këtë akuzë.
SULMI
Rreth orës 09:00 të paradites së sotme, agresori përfitoi nga momenti kur gjyqtarja 40 vjeçe, po dilte nga shkallët e pallatit që banonte në lagjen “28 Nëntori” për të marrë makinën dhe për të shkuar në punë. Një person pa maskë dhe me trup të gjatë i ka dalë para dhe më një shishe në dorë e ka spërkatur me acid gjyqtaren në pjesën e fytyrës si dhe në rrobat në pjesën e kraharorit. Menjëherë më pas është larguar pa u diktuar nga banorët e lagjes. Mendohet se gjyqtarja ka bërë rezistencë me agresorin.
GJYQTARJA NE SPITAL
Menjeherë gjyqtarja është dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e shpejtë. Mjeku kirurg Aldo Vangjeli deklaron se gjyqtarja u paraqit me plagë djegieje me acid sanitar shtëpie dhe se ka djegie në syrin e majtë dhe në gojë.
“Pacientja ka djegie në pjesën e fytyrës, kryesisht të lehta. Po ashtu acidi ka shkuar dhe në syrin e majtë i cili presim brenda 24 orëve të shohim ndonjë përmirësim, por ajo që është më shqetësuesë eshtë brendësia e gojës ku në zonën e ezofagut, acidi ka depërtuar dhe ka sjellë dhe një keqësim të organit të frymëmarrjes"- shpjegoi mjeku kirurg maxilofacial pranë repartit kirurgjik të Spitalit të Vlorës, Aldo Vangjeli.
Mjeku kirurg tha se gjyqtarja po mjekohet çdo 15 minuta dhe nuk është e nevojshme të dërgohet në Tiranë. “Pacientja nuk ka rrezik për jetën, por nuk mund të përjashtohen pasojat. Brenda 24 orësh do të shikohet reagimi i lëkurës” - tha më tej mjeku Vangjeli.

(Në foto mjeku Aldo Vangjeli)
POLICIA: SULMI MUND TE KETE LIDHJE ME DETYREN
Me tu njoftuar policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e para hetimore si dhe për të marrë ndonjë dëshmi të mundshme. Një grup hetimor po punon për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, që për momentin mendohet se janë për shkak të detyrës. Gjyqtarja ka deklaruar se nuk e njihte agresorin.
VIDEO/ GJYQTARJA SULMOHET ME ACID
/Shqiptarja.com

VIDEO/ Mjeku kirug: Ka djegie në sy dhe gojë