Vlorë, grabiten 600 mijë lekë
terrorizohen banorët

Vlorë, grabiten 600 mijë lekë<br />terrorizohen banorët
TIRANE- Një grabitje ka terrorizuar sot qytetin e Vlorës pasi ndodhi në mes të ditës dhe në një zonë shumë të populluar siç është ajo e Skelës.

Një person ende i paidentifikuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e një arme tip kallashnikov i ka dalë para menaxherit të supermarketit “Euromaks” dhe i ka kërkuar paratë që kishte. Grabitja ndodhi në një rrugicë afër bankës Raiffaisen Bank, ku mendohet se menaxheri do shkonte të bënte derdhjen. Policia thotë se rreth orës 10:20 nga Salla Operative e Komisariatit të Policisë Vlorë është marrë njoftim se në afërsi të shkollës jopublike “Aulona” është vjedhur me armë një person.

"Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar shtetasi A. L., vjec 24, menaxher i supermarket ”Euromax” duke shkuar për të depozituar në bankë shumën prej 580 mijë lekë i ka dalë përpara një person dhe nën kërcënimin e një arme zjarri ngjyrë gri e dyshuar (automatik) i ka marrë sasinë e lekëve që kishte me vete dhe më pas është larguar për në thellësi të lagjes. "-njofton policia.
Burime nga forcat blu, por dhe nga dëshmitarë që kanë parë ngjarjen nga afër, kanë thënë se arma tip kallashnikov ngjasonte me një armë lodër.

Policia menjëherë ka bërë rrethimin e vendit, por deri në këto momente nuk është bërë asnjë arrestim, ndërsa 4 persona janë shoqëruar në polici, si persona që kanë lidhje me ngjarjen.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan