Dy persona, një burrë dhe një grua janë arrestuar në qytetin e Vlorës për vjedhjen e 4900 €, 300.000 lekëve dhe disa bizhuterive në dy banesa.
Roza Rustemaj 53 vjeçe duke punuar si pastruese në banesën e 43 vjeçarit S.N. në lagjen "Pavarësia" përgjatë muajit Korrik 2016 dyshohet se ka vjedhur 300.000 lekë dhe 1000 euro.
Pas denoncimit nga pronari i banesës dhe hetimeve të para nga policia është arrestuar 53 vjeçarja Roza Rustemaj.
Ndërsa po gjatë ditës së djeshme është arrestuar edhe Arben Dule sërish për vjedhje në banesë.
30 vjeçari dyshohet se ka vjedhur banesën e 32 vjeçares me inicialet M.D. në lagjen "24 Maji", ku dyshohet se ka marrë një sasi parash prej 3900 euro dhe disa bizhuteri me vlerë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com