Vlorë, grupi PIR feston 10 vjetorin e Terminalit, pronari i PIA, Ottolenghi: E rrallë të ndërtosh diçka nga asgjëja

Koncesioni i rezervuarëve të naftës Petrolifera Italo-Albanese ka festuar 10 vjetorin e aktivitetit të Terminalit PIA në Shqipëri. Veprimtaria u mbajt në zonën e banimit të Terminalit, në prani të autoriteteve lokale, klientëve dhe mysafirëve të shumtë.

Pronari i kësaj kompanie Guido Ottolenghi tha se është e rrallë të ndërtosh diçka nga asgjëja. Ndërsa tashmë pas 10 vitesh ta shohësh suksesin e këtij projekti është një privilegj i veçantë.

"Secili prej nesh në jetën e vet profesionale përballon sfida, bën gjëra që hyjnë në memorie dhe gjëra të tjera jo të kënaqshme. Por është e rrallë të ndërtosh diçka nga asgjëja.Të hedhësh një ide, ta përpilosh, ta studiosh , ta analizosh nga ana ekonomike, zyrtare, politike dhe në fund ta realizosh është një privilegj i  rrallë. Erdha për herë të parë në Shqipëri në vitin 2001. Në atë periudhë qeveria kërkonte investitorë për të modernizuar sektorin logjistik. Shumë kompani e refuzuan atë periudhë idenë e të punuarit në Shqipëri. Ne gjetëm një mirëpritje të ngrohtë. Por nga ndryshimet e qeverive projekti u vonua. Por disa vite më vonë projekti u realizua" ka thënë pronari i Petroliferas Guido Ottolenghi.

Administratori i Terminalit PIA në Shqipëri Stefano Borghesi,  shprehet se PIA ka bazën më moderne te logjistikës në vend, infrastrukturën më të sigurt të portit dhe një lidhje hekurudhore.

"Jemi shumë të kënaqur me këtë qëllim dhe jemi krenarë për veprimtarinë e kryer deri më tani nga terminali ynë PIA, e cila është ende një nga investimet më të rëndësishme në mesin e atyre të prodhuara nga kompanitë italiane në Shqipëri -. Ne jemi baza më moderne e logjistikës në vend, kemi infrastrukturën më të sigurt të portit dhe ne jemi të vetmit që kemi një lidhje hekurudhore. Në këto vite ne kemi lëvizur më shumë se nëntë milionë ton produkte që kanë garantuar ne Thesarin e shtetit Shqiptar të  ardhura prej rreth 700 milion euro mes taksave dhe detyrimeve", ka deklaruar administratori i PIA, Stefano Borghesi.

E pranishme në aktivitet ishte edhe konsullja e Italisë, Luana Mikeli. Në fjalën e saj ajo tha se Pretolifera Italo-Albanese nuk ka për qëllim vetëm anën ekonomike por edhe mbrojtjen e ambientit.

"Petrolifera është një realitet jo vetëm ekonomik. Një realitet pro ambientit, duke patur kujdes për të. Pretolifera është një kompani prodhuese, një prezencë me rëndësi. Kur italianët bëjnë një biznes, sidomos jashtë vendit përpiqet ta bëje më mirë dhe integrohet ne mënyrë perfekte në vendin ku është" thotë konsullja e Italisë, Luana Mikeli.

Ndërsa përfaqësuesi shqiptar i Petroliferës, Anastas Goga shprehet se për të 10 vitet e Petroliferas Italo-Albanese janë një rrugë e sfidave dhe suksesit.

"10 vjetori i 'la Petrolifa Italo—Albaneze',  është një rrugë mes sukseseve por edhe e sfidave. Petrolifa  solli një kulturë të re në përpunimin e hidrokarbureve duke u bërë një shkollë e madhe në këtë fushë, dhe duke dhënë  një impakt shumë pozitiv në shumë familje shqiptare," ka thënë përfaqësuesja e Petroliferas në Shqipëri, Anastas Goga.

Duke vlerësuar impaktin e rëndësishem të Petroliferës në ekonomi, kryebashkiaku Dritan Leli, është shprehur se kjo kompani është modeli më i mirë i biznesit për gjithsecilin.

"Festohet 10  vjetori i një biznesi Italian në Vlorë që është një shembull i suksesit që do ta dëshironte gjithkush", ka thënë Leli.

Petrolifera Italo-Albanese disponon një koncesion ligjor për ndërtimin, operimin dhe pronësinë e rezervuarëve të naftës në Vlorë. Kompania u regjistrua fillimisht në vitin 2002 dhe mori koncesionin disa vite më vonë. Terminali i PIA është realizuar në një zonë prej rreth 18 hektarësh në bregdetin e Adriatikut 4 km në veri të Portit të Vlorës përballë një ish uzine PVC dhe Soda që nuk është në përdorim që nga viti 1992.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë