Arratisje e pazakontë nga ambientet e brendshme të Gjykatës së Vlorës. Një i arrestuar në 2017-ën për "Shtrëngimi me anë të kanosjes" ose "dhunës për dhënien e pasurisë", është arratisur këtë të mërkurë nga salla e katit të dytë të Gjykatës, ku kishte dalë përpara trupës për t'u njohur me dënimin.
I arratisuri është Mikel Kasa, 29-vjeç. Ai ka mundur t'u ikë forcave të policisë të cilat e kishin shoqëruar në sallën e gjyqit, në momentin kur trupa gjykuese ka lexuar vendimin e dënimit të tij. Edhe pse shoqërohej nga dy oficerë policie në sallën e gjyqit, i dënuari ka mundur t'u ikë duke kapërcyer tavolinat. Report Tv ka siguruar videon e arratisjes së të riut në ndjekje të të cilit vihen rreth 6 persona, mes tyre edhe shoferi i Gjykatës, por pa mundur që ta ndalojnë.
Report Tv ka siguruar edhe foton e të arratisurit, ndërsa policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, duke dhënë detaje për veshjen që ka pasur i dënuari në momentin kur u arratis nga Gjykata.
(Mikel Kasa, i arratisuri nga Gjykata e Vlorës mesditën e sotme)
I riu u arratis pasi gjyqtari lexoi vendimin
Kasa i ka shpëtuar bluve në momentin kur gjykatësi, Skënder Haluci, ka komunikuar dënimin ndaj tij me 3.4 vite burg, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar për shkak të qëndrimit të paraburgim. Atij i janë hequr prangat nga policia pas njohjes me dënimin, por pikërisht ky ka qenë momenti që ka sjellë arratisjen.
(Salla e Gjykatës së Vlorës, me gjyqtar Skënder Halucin, nga ku u arratis i dënuari)
Mësohet se dyert e gjykatës kanë qenë të hapura, çka ka ndihmuar 28-vjeçarin të realizojë planin e tij. Policia ka zbarkuar në terren me forca të shtuara për prangosjen e të arratisurit.
Policia kërkon ndihmë: I arratisuri i veshur me pantallona të zeza dhe bluzë rozë
Policia kërkon bashkëpunimin dhe ndihmesën e çdokujt që e sheh shtetasin e dënuar Mikel Kasaj, 29 vjeç, i cili ditën e sotme mundi të arratisej nga ambientet e Gjykatës Vlorë, të telefonojnë në numrin e telefonit 129. Ky shtetas në momentin e arratisjes ka pas veshur një palë pantallona të zeza dhe një bluzë rozë.
Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet pas arratisjes së një të dënuari nga ambientet e Gjykatës së Vlorës. Tre policë të burgjeve po merren në pyetje dhe sipas të gjitha gjasave ata do të vihen para përgjegjësisë ligjore.
Mikel Kasaj është emri i dënuarit që u arratis nga Gjykata e Vlorës në momentin që po lexohej masa e dënimit nga gjyqtari i seancës. Report Tv siguroi videon e momentit të arratisjes.
Në njoftimin e policisë për këtë ngjarje thuhet se:
Më datë 23.05.2018, rreth orës 10:25, Salla Operative Vlorë është njoftuar se prej ambienteve të Gjykatës Vlorë ku shërbimet e IEVP-së kishin dërguar për masë sigurie shtetasin Mikel Kasa, 29 vjeç, ky i fundit është arratisur.
Shërbimet policore të IEVP-së gjatë shoqërimit të këtij shtetasi në ambientet e Gjykatës nuk kanë kërkuar mbështetjen e forcave policore të DVP Vlorë. Aktualisht nga ana e Drejtorisë Vendore e Policisë Vlorë janë ngritur disa grupe kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi.
Policia kërkon bashkëpunimin dhe ndihmesën e çdokujt që e sheh shtetasin e dënuar Mikel Kasaj, 29 vjeç, i cili ditën e sotme mundi të arratisej nga ambientet e Gjykatës Vlorë, të telefonojnë në numrin e telefonit 129. Ky shtetas në momentin e arratisjes ka pas veshur një palë pantallona të zeza dhe një bluzë rozë.
Report Tv siguron pamjet e arratisjes së të dënuarit Mikel Kasa nga salla e gjyqit në Gjykatën e Vlorës. Ai iu iku dy efektivëve të policisë të cilët e kishin shoqëruar në sallën e gjyqit, në momentin kur kreu i trupës gjykuese lexoi vendimin që e dënoi atë me 3.4 vite burg.
Ora shënon 10:22 kur menjëherë sapo 29-vjeçari dëgjoi vendimin e gjykatës, ai kapërcen njërën tavolinat dhe më pas largohet nga korridori i katit të dytë të Gjykatës duke përfituar edhe nga mungesa e forcave të rendit. Ai ka qenë pa pranga në duar, çka e ka favorizuar të vrapojë.
I dënuari ka dalë nga dera e pasme e sallës së gjyqit nga ku hyjnë dhe dalin anëtarët e trupës gjykuese.
Mikel Kasa akuzohet për "Shtrëngimi me anë të kanosjes" ose "dhunës për dhënien e pasurisë". Në video duken efektivët e policisë si dhe disa punonjës të tjerë nga stafi i administratës së gjykatës që vihen në ndjekje të të riut. Një nga personat që e ka ndjekur ka qenë edhe shoferi i gjykatës.
Vetë kreu i Gjykatës së Vlorës, njëherazi gjyqtari që pa me sytë e tij arratisjen e të dënuarit Kasa, ngriti shqetësimin se në sallën e gjyqit nuk ka masa sigurie.
Kreu i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluçi ka dhënë detaje nga arratisja e të dënuarit Mikel Kasa nga ambientet e kësaj gjykate, përpara syve të tij. 29-vjeçari i iku policisë pikërisht në momentin kur vetë gjyqtari Haluçi, i cili kryesonte trupën gjykuese, i komunikoi dënimin të riut me 3.4 vite burg.
Ai thotë se ambientet e Gjykatës së Vlorës kanë mungesë sigurie dhe trupa e gjyqtarëve dhe avokatëve janë të rrezikuar çdo ditë. Sipas tij, Kasën ka tentuar ta ndalojë shoferi i Gjykatës në korridor, pasi iu iku dy oficerëve që ndodheshin në sallë.
Gjykata e Vlorës është jashtë çdo lloj parametri sigurie. Ka mungesë të sigurisë në Gjykatë. Kam kërkuar marrjen e masave për sigurinë e trupës së gjykatës dhe të qytetarëve në këto ambiente. Në këto ambiente ndodhin përditë probleme të qytetarëve me avokatët dhe gjyqtarët. Në sallën e gjyqit janë vetëm dy punonjës policie dhe nuk ka asnjë forcë tjetër sigurie pavarësisht kërkesave që kam bërë prej 4 vitesh. I arratisuri ka përshkuar të gjitha korridoret e gjykatës dhe përplasur vetëm me shoferin e gjykatës i cili ka tentuar ta ndalojë por pa rezultat.
Skënder Haluci, gjyqtar i çështjes dhe kryetar i Gjykatës së Vlorës
Sipas gjyqtarit, i dënuari është arratisur në momentin kur po largohej trupi gjykues. Ai thotë se i dënuari është liruar nga duart pas komunikimit të dënimit.
Po ikni o injoranta , atij i lumte e ja bafte zoti hallall se kushdo ne bote ka te drejten e arratisjes ne drejtim te lirise dhe ska asnje ligj qe ate e kap per ta denuar , vetem nqs ai ka demtuar ose plagosur ndonje polic ose ka vjedh ndonje rrob te burgut ai mund te marre ndonje denim Per ate gje e jo kurreeee per arratisje . Sepse eshte me te drejtat e njeriut qe cdo njeri mund te kerkoje te arratiset dhe te kerkoje lirine e tij ." Ikni e hani bar o njerz te trash
PërgjigjuTë keqen e mendjes, bajgë!
Të kapet urgjentisht dhe ti dyfishohet dënimi! Policët të shkarkohen!
PërgjigjuBajga e satam rob****
Gjithsesi Mikel Kasa ishte me i trajnuar nga efektivet e policise, grupin e sigurise si linte barku te vraponin.Po normale, drejtori nuk vendos sipas meritokracis por sipas shk...tokracis.
PërgjigjuSali krimi bleu mercedes benz me 600eu , me tender si Gruevski po Gruevski u denua me burg,nder sa Sali krimi me gjith at hajni qe boni,dhe gjith ato vete qe vrau akoma tall by**en me shqiptaret dhe drejtesine qe e ka kapur per fyti dhe nuk e leshon dot,kjo eshte e pa justifikueshme per kryeministrin qe ky maskara nuk merret i pandehur.
PërgjigjuHahahaa. Si ne filmat e Carli Chaplin. Po keta barkderra qe i kane vene per ta ruajtur ku i kane gjetur. U hengerte mortja. Vetem ne Shqiperi ka akoma police te dhjamur.
PërgjigjuPer mendimin tim policet jane fajtoret kryesore per arratisje e ketij te denuarit,burgun ta bojne 2 policet qe e lejuan te arratisej,besoj se e qellimshme eshte nga policet.
PërgjigjuNuk është ky Dordoleci që u Arratis Problemi i Shqiptarëve O Komentues Budallenjë !?!! A e patë Sot Çfarë ndodhi në MAQEDONI ?! GRUEVSKI u Dënua me 2 VJET BURG vetëm për Abuzimin e një TENDERI të një MAKINE MERCEDES që Kushtoi 600 Mijë €URO , dhe ZORAN ZAEV e futi në BURG me 1 e Gjysëm QEVERISJE , dhe me KUALICION !?! Kurse LUL HAJDUT BASHA VODHI 300 MILJON €URO tek RRUGA e KOMBIT dhe NJË MIJÊ e NJË KRIME të tjera bashkë me nja 300 BANDITË të tjerë të Politikës , dhe NUK ju ka hyrë GJEMB në Këmbë !?!? Lëri Pastaj me MIJËRA VRASJE që kanë bërë SHQIPTARËVE , dhe EDI RAMA Vazhdon dhe JUSTIFIKOHET ?!!! Po NUK u futën ZAGARËT KRIMINELË dhe HAJDUTË të PDsë dhe LSIsë , Unë NUK e marr me mend , sesi EDI RAMA do shkoj në FUSHATË ELEKTORALE dhe të KËRKOJ MANDATIN e TRETË !!!! Bëhu TRIM O Edi RAMA dhe lëri Batutat dhe Estradën , por mbaj Premtimet !!! Po NUK u futën në BURG përjetë KRIMINELËT ish Ministra dhe BANDITËT e POLITIKËS dhe të SHPRONËSOHEN (SEKUESTRIM)të gjitha PASURITË që Disponojnë , SHQIPËRIA Nuk ka për tu bërë KURRË SHTET !!! PDja dhe LSIja janë KANCER dhe TUMOR për SHQIPËRINË dhe Shqiptarët !!! REFLEKTO O Ed RAMA dhe merr SHEMBULL nga ZORAN ZAEV , që në 2 VJET QEVERI KUALICIONI i TREGOI DHËMBËT KRIMINELIT GRUEVSKI!!
PërgjigjuShikoni kushe e ka instruktuar mir atë! Se duket që është e mirorganizuar, do kenë marrë ndonjë lek të mirë. Ati dikush i ka dhënë infomacion, se në rastë se nuk kapesh brenda 5 viteve denimi parashkruhet.
PërgjigjuSido qe te veje puna i ke degjeneruar komplet keta barkederrat....
Përgjigju3,4 vite per gjobe? Mire e ke bere kingu te maresh dhe nje 4-she per kete te fundit...
PërgjigjuU kujtue tash qe po shtrengohen punet se deri sot benin pazare te klubi me prokuror e avokat kriminelash bashk. Kishin siguri te larte se merrnin paret e ulnin denimet ose i shpallnin fajtor. Tash ska me pare hihihi duan siguri
PërgjigjuPo ku do shkoje budallai? Tani edhe 3.5 vite te tjera per largim nga vendi i vujatjes se denimit edhe e ben te plote trapi. Po ketyreoliceve jua merr pula buken nga dora hahahahahaha Tani do mbushin vendin e atij qe iku ne qeli.
Përgjigju