VLORE - Sherri i nisur gjatë një loje tavlle ka qenë fatal për 26-vjeçarin Endri Yzeiri, pasi Arbër M., 43 vjeç, e ka qëlluar për vdekje me armë. Plumbi e ka zënë të riun në pjesën e barkut dhe është nisur në gjendje të rëndë në spital, por ai ka mbërritur i pajetë tek bluzat e bardha që nuk kanë pasur ç’të bëjnë. Pas disa orësh hetimesh, policia bëri shpalljen në kërkim të 43-vjeçarit për vrasjen e Yzerit. Burime nga policia thanë se, ngjarja ka ndodhur pas një sherri banal, i nisur në një lokal në lagjen “Lef Sallata” të qytetit të Vlorës. Kanë qenë të pranishmit e tjerë në lokal që kanë dhënë dëshmitë e tyre për ngjarjen, duke identifikuar edhe autorin e krimit. Policia ka ngritur disa akuza për të.
.....
Ishin ulur në të njëtin lokal dhe sherri mes dy të rinjve, që njiheshin por nuk ishin shokë, ka nisur për motive banale. Këto janë detajet që jep policia e Vlorës për vrasjen e Enrit Yzeirajt, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës në një nga lokalet e qytetit bregdetar.
Sipas të dhënave të mbledhura nga grupi hetimor dhe dëshmive të marra nga dëshmitar në vendgjarje, blutë kanë mundur të verifikojnë se viktima, 26-vjeçari Enrit Yzeiraj ka qene ulur në lokal me 3 shokë të tij dhe autori i vrasjes Arber.M në një tavolinë më tutje.

(Foto: Vendi ku ndodhi vrasja) Foto të tjera
Ky i fundit sapo ka hyrë në lokal rreth orës 19:00 ka qëlluar me armë në drejtim të Yzeirajt dhe më pas është larguar.
Plaga e marrë ka rezultuar fatale për Enrit Yzeiraj, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Sipas policisë të shoqëruar kanë qënë të gjithë personat që gjendeshin në lokal, ku secili tashmë është marrë në pyetje duke plotësuar kuadrin e ngjarjes.
Sipas policisë i riu që ka qëlluar, tashmë është shpallur në kerkim, dhe blute kanë marre në pyetje familjarë dhe të njohur të tij, por ende nuk e kanë prangosur.

(Foto: Viktima Endri Yzeiri, 26 vjeç)
*Shkrimi u publikua fillimisht me 10 Gusht Ora 19:30 dhe u perditesua sot, 11 Gusht 2014
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO