VLORË-Menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale të një minoreni i cili me një “armë” godet në ajër dy sitë para ndeshjes me Serbinë Policia ka identifikuar autorin dhe thekson se arma në fjalë ishtë një lodër.
 
16 vjeçari me inicialet B.A nga qyteti i Vlorës në shtëpinë e tij mbante këtë armë e cila ishte një lodër por që ngjante me një armë zjarri të vertetë, e cila ishte tip Pistoletë, ngjyrë e zezë, me mbishkrimin "Ekol-Aras-Magnum", një krëhër me një fishekë, me kapsollë të pa plasur, ku në pjesën e majës ka një material plastik ngjyrë jeshile të ngjashme me ato të fishekëve zhurmues, e cila më pas u sekuestrua në cilësinë e provës material.
 
Pas marrjes së njoftimit nga qytetarët mbi videon e publikuar në rrrjetet sociale policia ka kryer kontrolle në banesën e të miturit

16 vjecari vlore

arma

16 vjecari vlore

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)