Vlorë, IKMT shemb disa banesa
policia përplaset me banorët/Foto

Vlorë, IKMT shemb disa banesa<br />policia përplaset me banorët/Foto
Banorët që do t’ju prishen shtëpitë në kuadër të projektit të Lungomares në Vlorë, janë përplasur me policinë. Ata kanë kundërshtuar prishjen e banesave të tyre, për shkak të vlerës së ulët të shpronësimit.

Banorët kanë qëlluar me gurë policinë. Përplasjet kanë qënë të dhunshme ku madje disa qytetarë kanë ngelur të gjakosur.

Një grua ka shkuar në katin e dytë të shtëpisë së saj, për t'u hedhur por ajo është ndaluar nga policia.

Banorët nga ana e tyre shprehen se vlera e shpronësimit është shumë e vogël, ndërkohë që thonë se ende nuk kanë marrë lekët. Shumë prej tyre kanë pasur proçese gjyqësore deri në Strasburg ku kanë arritur dhe të përfitojnë një vlerë shpronësimi me të cilën nuk kanë qenë dakord.

Ata thonë se projekti i Lungomares është ndryshuar. Në njërin prej tyre e kanë pritur IKMT me pankarta me thirrje në drejtim të Kryeministrit Rama.

Ata kanë kërkuar praninë e tij sot në Vlorë sikurse dhe prezencën e kreut të Bashkisë Vlorë për tu shpjeguar se pse është tjetërsuar projekti dhe çfarë po ndodh realisht me Lungomaren, por dhe për t'i vënë para përgjegjësisë për prishjen e objekteve të tyre.

Pavarësisht përplasjeve, IKMT ka vijuar prishjen e një banese përgjatë rrugës Skelë-Uji i ftohtë.


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja