VLORE - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur ditën e sotme një aksion për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme në Selenicë të Vlorës.

Mësohet se gjatë këtij aksioni priten të prishen rreth 19 objekte pa leje, kryesisht shtesa pallatesh dhe njësi biznesi që kanë zënë hapësirat e përbashkëta, lulishte dhe trotuare.

Aksioni i INUK, vjen në kuadër të projektit për rikonceptimin e qendrës së qytetit. Deri më tani nuk raportohen protesta nga ana e pronarëve të objekteve.

INUK vijon prej kohësh në qytetin e Vlorës për lirimin e hapësirave publike. Ditë më parë objekte pa leje janë prishur nga INUK në aksin Skelë-Uji i Ftohtë, në kuadër të zgjerimit të këtij aksi rrugor.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)