VLORË - Inspektoriati Ndërtimor Ubanistik Kombëtar vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare Vlorë -Sarandë.
 
Aksioni që udhëhiqet nga kreu i INUK, Zyhdi Dajti, është përqenduar në zonën e Llogarasë, teksa disa objekte, kryesisht shtëpi banimi janë shembur nga fadormat e INUK.
 
Pas Llogarasë aksioni ka vijuar në zonën e Drimadhës ku janë prishur katër banesa private, ndërsa më pas epiqendra e aksionit pritet të jetë zona e Dhërmiut.
 
Mesohet se punonjësit e INUK nuk kanë hasur në kundërshtiminet e pronarëve të banesave, të cilët janë lajmëruar kohë më parë për shëmbjen e këtyre godinave.
 
Aksioni nisur gjatë ditës sotme do të vijojë edhe në vitët në vijim deri në prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje.
 
prishja e ndertesave pa leje

(Në foto: Prishja e një ndërtese pa leje në zonën bregdetare Sarandë-Vlorë, Shikoni  FOTO të tjera)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)