Vlorë/ Ishte duke lëvizur me shpejtësi, Benzi godet shtyllën dhe përfundon në kahun e kundërt

Vlorë-Një automjet tip Benz është përfshirë në një aksident mesditën e kësaj të diele në Vlorë.

Raportohet se për shkak të shpejtësisë së lartë që po lëvizte përgjatë aksit Transballkanike në afërsi të paraburgimit mjeti ka rrëshqitur duke dalë në trafikndarëse.

Drejtuesi i mjetit ka tentuar të frenojë, por për shkak të lagështisë në rrugë nuk ka mundur dhe për pasojë ka përfunduar në drejtimin e kundërt të trafikndarëses ku dhe ka goditur edhe një shtyllë.

Fatmirësisht shoferi i cili udhëtonte në ato momente vetëm, nuk ka pësuar lëndime.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Mars, 10:37

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Nesër Apeli i GJKKO-së vendos për Veliajn, Gazetari Muça: Mund të ketë masë më të butë sigurie! Shabani: SPAK të avancojë hetimet ndaj Sali Berishës

Nesër Apeli i GJKKO-së vendos për Veliajn, Gazetari Muça: Mund të ketë masë më të butë sigurie! Shabani: SPAK të avancojë hetimet ndaj Sali Berishës