Një sasi prej 128 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë është bllokuar nga policia e Vlorës në fshatin 'Trevllazër' mbrëmjen e së martës. Në kuadër të këtij operacionit policia ka rrestuar shtetasit, Koci dhe Ermal Myrtaj, nga fshati Llakatund dhe Lisjen Alirajn banues në qytetin e Vlorës.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim A.Z 45 vjec dhe A.A 40 banues në fshatin Trevllazer. Lënda narkotike u gjet në shtëpinë e shtetasit, Z,A, teksa tre të arrestuarin po përgatiteshin të blenin sasinë e drogës në momentin kur ndërhynë forcat e policisë.
Banesa shërbente edhe si bazë për përunimin e lëndës narkotike, ndërsa në këtë operacion u sekuestruan 3 automatike, një sasi fishekësh, një automjet dhe katër aparate celularë.

Nëse lënda narkotike do të dilte në treg, vlera monetare e kësaj lënde do të kapte shumën prej 120.000 Euro-ve.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO