Vlorë, kapet 1.6 ton kanabis sativa
do çohej në Itali me gomone

Vlorë, kapet 1.6 ton kanabis sativa<br />do çohej në Itali me gomone
VLORE - Sekuestrohen 1.6 ton lëndë narkotike të llojit kanabis sativa dhe në pranga është vënë një, 50 vjeçar, i cili po transportonte sasinë e drogës.
 
Ky është bilanci i një aksioni të koduar "Eklips 2014" të finalizuar nga policia kufitare dhe njësia Delta Forcë si dhe blutë e Vlorës mesditën e djeshme në afërsi të pyllit të Akërnisë.
 
Lënda narkotike po transportohej me një makinë tip furgon drejt bregdetit, ku pritej të ngarkohej në gomone dhe të nisej drej Italisë. Lënda narktoike po transportohej me një mjeti tip furgon Benz me targa, AA 507 BU. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se targa e mjetit të braktisur ku u gjet lenda narkotike janë vjedhur në qytetin e Gjirokastrës nga trafikantët. 
 
Blutë e Vlorës kanë ndaluar edhe drejtuesin e furgonit, Thanas Golemi, 50 vjeç ndërsa kanë shpallur në kërkim edhe pesë persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet. Lënda narkotike ishte e ndarë në pako të mëdha të mbështjella më letër natriban.
 
Në  ndjekje të trafikantëve janë vënë forcat Renea, të cilët po krehin të gjithë zonën ku dyshohet se fshihen trafikantët.

Përveç sasisë së drogës, blutë e Vlorës kanë sekuestruar edhe mjetin tip furgon që po transportonte lëndën narkotike, një automjet tip fouristradë si dhe një zetor, që mendohet se shërbente për trasnportimin e gomones me të cilën droga do transportohej drejt Italisë.


 droge vlore me logo
(Në foto: Furgoni ku u gjet droga në Vlorë) Foto të tjera


Shkrimi u publikua dje (06.04.2014) në orën 13:40 në versionin online të Shqiptarja.com dhe u përditësua sot.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë