Vlorë/ Kapet i dënuari me burgim të përjetshëm në Greqi, vrau dy turistë anglez dhe u arratis nga burgu

Vlorë/ Kapet i dënuari me burgim të përjetshëm në Greqi, vrau dy turistë anglez dhe u arratis nga burgu

VLORË - Bardhosh Mino (Lytaj), 47 vjeç është arrestuar në qytetin e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim në Greqi për disa vepra kriminale.

Nga shteti grek në Shqipëri ishin dërguar të dhëna rreth këtij 47-vjeçari për veprat penale: "Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim", "Grabitje në bashkëpunim", "Armëmbajtje pa leje", "Përdorim i paligjshëm i armës", "Zotërim dhe transportim i një sasie të madhe të lëndëve narkotike", dhe “Falsifikim", të parashikuara sipas kodit Penal të shtetit Grek.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në vitin 1998, Bardhosh Mino grabiti dhe vrau dy turistë anglez në Patra ku pas arrestimit arriti të arratisej nga burgu.

Sipas policisë 47-vjeçari ishte shpallur në kërkim në Shtator të vitit 2019, pasi Prokuroria Vlorë dhe urdhrin pas vendimit të gjykatës së Vlorës për masën e sigurisë 'Arrest me burg'.

( Kliko këtu ) Dosja e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:47
EMRI/ Nga vrasja e 2 turistëve anglez në Greqi tek vjedhja e energjisë, kush është i arrestuari në Vlorë

1580809739_OFL.jpg
Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Bardhosh Lytaj Alias Mino ditën e  sotme në Vlorë.

Akuza të cilat rëndojnë mbi të lidhen me një ngjarje të ndodhur në vitin 1998 në Greqi. Mino në atë kohë dhunoi, grabiti dhe më pas vrau dy turistë anglez në afërsi të Patrës. Për këtë ngjarje gjykata e shkallës së parë në Patra të Greqisë e dënoi atë me burgim të përjetshëm.

Mbi Minon rëndojnë edhe akuza e trafikut të lëndëve narkotike, për të cilën gjykata e Kretës e ka dënuar me 6 vite burg.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, raporton se për çudi ndaj Bardhosh Lytajt  rëndon edhe akuza e vjedhjes së energjisë elektrike ku për këtë vepër penale ai është dënuar me 5 muaj burg nga gjykata e Korfuzit.

Në dosjen e siguruar nga prokuroria rezulton se Mino ka edhe një arratisje nga burgu i Greqisë në kohën kur vuante dënimin e dy turistëve anglez.

Vendim i gjykatës së Shkallës së Parë në Patra të Greqisë , pritet të konvertohet në burgim të përjetshëm në Shqipëri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • turi: 04/02/2020 11:34

    po shqipera esh aq e vogel o njerez sa nje lagje e nje qyteti boteror dhe ju vazhdoni akam vlonjat tirans e malsor e dreqi me te bire Shikoni qe te jeni te bashkuar se korbi ka per tu ngren si e ke i zene

    Përgjigju
  • Sofra e shqiptarit bujari buke e DJATHE..: 04/02/2020 11:34

    Sote jemi bere Armiqe me veteveten. Turp..ky Kriminel duhet celesat ne Det tja hedhesh.. Te gjithe njerezit Jane njesoje,,me dy sy e me dy kembe.. Mjafte me hofendime ,Vlonjat apo Malok.. Kriminelet i kemi patur neper Politiker,,prandaj dhe keta mbeturina ,kane rreshqitur drei ketu . Por tani i ka ardhur Fundi.. SPAK dhe Policia po Ju vijne hakut..

    Përgjigju
    • Kuçë: 04/02/2020 13:23

      Malesia e madhe e Vlorese ka maloke të paparë vlonjatete janë maloket me të trashe.

  • Fredi: 04/02/2020 08:57

    Shkenctaret vlonjat!

    Përgjigju
    • Emigranti vlonjat: 04/02/2020 11:03

      Akoma ti ? Mendova ishte ndare vajza jote nga ai vlonjati..por mesa shoh paska akoma femra te dobeta nga familja jote qe srrine dot pa vlonjatin.. Ke 10 vjet qe shan

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës