Një trëndafil në dorë dhe një lule e hedhur në det, në nderim dhe kujtim të gazetarit Enrik Mehmeti. Miq, shokë, kolegë dhe familjarë u mblodhën në bregdet, pikërisht në vendin ku Enriku kalonte një pjesë të madhe të ditës së tij. Aty ku priste turistët e shumtë, u tregonte bukuritë e Vlorës dhe promovonte me pasion qytetin që e donte aq shumë.
Dhjetëra të pranishëm zhvilluan homazhe në kujtim të 40-vjeçarit, i cili vetëm pak ditë më parë humbi jetën në mënyrë tragjike në një aksident në zonën e Zvërnecit. Nën tingujt e muzikës funerale dhe pranë fotografisë së Enrik Mehmetit, ata hodhën lule në det, duke nderuar figurën e një gazetari të përkushtuar dhe të një qytetari model.
Në emër të familjarëve, miqve dhe shokëve të Enrikut, Ylli Meçe vlerësoi në fjalën e tij figurën e 40-vjeçarit, duke theksuar se ai nuk e ndali asnjëherë punën dhe përkushtimin për qytetin e Vlorës. Më pas u lexua letra prekëse e vëllait të Enrikut, si edhe mesazhi i ngushëllimit i dërguar nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Një homazh i thjeshtë, por plot domethënie për të kujtuar gazetarin dhe qytetarin që i dha aq shumë Vlorës. Enrik Mehmeti e deshi jetën dhe qytetin e tij me gjithë zemër. Edhe pse u nda tragjikisht dhe shumë herët nga jeta, ai do të mbetet përgjithmonë në kujtimet e familjarëve, të afërmve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin.
Komente











Fix vlonjate, homazhe duke bere manovra te rrezikshme me gomone, plus pse asnjeri se thote qe ky gazetari ishte nje gjobvenes me license??? Dhe me shume jane lehtesuar njerzit qe iku ky se sa uane merzitur.
Përgjigju