Vlorë/ Lihet në burg i dënuari përjetë në Greqi, punonte si polic privat, dëshmia: Nuk e dija që isha në kërkim

Vlorë/ Lihet në burg i dënuari përjetë në Greqi, punonte si polic privat, dëshmia: Nuk e dija që isha në kërkim

Bardhosh Mino (Lytaj)

VLORË- Gjykata e Vlorës vendosi gjatë paradites së kësaj të enjteje ligjshmërinë e masës së sigurisë 'arrest me burg' për Bardhosh Mino (Lytaj), 47 vjeç i cili u arrestua dy ditë më parë, pasi ishte i shpallur në kërkim për një sërë veprash kriminale.

Ndaj Bardhosh Minos rëndojnë disa akuzash, ndërsa është dënuar me burgim te përjetshëm në Greqi për vrasjen e dy turisteve anglezë, ngjarje kjo e ndodhur më 1998. Ai gjithashtu akuzohet edhe për trafikim kanabisi e arratisje nga burgu grek.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura pa praninë e medias në sallë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Mino gjatë marrjes në pyetje ka shfaqur shenja nervozizmi ndërkohë që ka deklaruar se nuk dinte se ishte i shpallur në kërkim.

Ndërsa është shprehur: "Kam kryer burg në Greqi. Nuk e dija që isha në kërkim. Jam martuar, madje jam edhe me fëmijë."

Ndërkohë mësohet se edhe pse ishte në kërkim prej gati tre vitesh ai punonte si polic privat. Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtare Herila Cela ndërsa prokuror i çështjes ishte Saimir Smaka.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 06/02/2020 16:03

    Vlon dhe vetëm Vlon..t papam vlonjatt për paudhsi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen