Një automjet tip benz ka marr flakë në mbikalimin e Panajasë  në aksin Vlorë-Novoselë, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Mësohet se në momentin që shoferi, 35 vjeçari me inicilaet N.R, ka ndjerë nxehtësinë ka dalë nga makinë.

Siç nga pamjet e siguruara nga Shqiptarja.com makina është shkrumbuar totalisht, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

[gallery]23688[/gallery]
digjet makina vlore

digjet makina vlore


Njoftimi i plotë i policisë:
Vlorë

Informacion paraprak

Më datën 30.08.2017, rreth orës 20:20, në Sallën Operative të D.P.Vlorë ka ardhur një telefonatë se në autostradën Vlorë- Fier, tek mbikalimi i Panajasë, është djegur plotësisht një mjet tip “Mercedes Benz”, i cili ka qenë në lëvizje.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti i përket shtetasit N.R., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Nga përfshirja e automjetit në flakë nuk ka persona të lënduar.

Dyshohet se automjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.