Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të ndodhur në rrugën ‘Transballkanike’ Vlorë mbrëmjen e sotme.
Një automjet ka përplasur një kalimtar dhe një motoçikletë por më pas është larguar nga vendngjarja.
Kalimtari Nikollaq Dema, 67 vjeç, si dhe drejtuesi i motoçikletës, identiteti i të cilit nuk dihet, janë dërguar në spital në gjendje të rëndë, ku më kritike paraqitet gjendja e 67-vjeçarit.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit të ngjarjes dhe zbulimin e shkaqeve të aksidentit.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO