VLORË - Një biznesmen nga qyteti i Vlorës është grabitur mbrëmjen e së shtunës në afërsi të banesës tij në lagjen “29 nëntori” në qytetin e bregdetar.
Tre persona të maskuar dhe të armatosur nën kërcënimin e armës i kanë marrë automjetin dhe një shumë prej 350 mije lekesh dhe 185 euro Bukurosh Malajt, pronar i një fast-foodi në Vlorë.
Ky i fundit ka kontaktuar menjëherë forcat e policisë, të cilët janë vënë në ndjekje të autorëve. Grabitësit kur kanë pikasur forcat e policisë dhe kanë kuptuar se arratia tashmë ishte bërë më e vështirë kanë braktisur mjetin tip Benz me targa AA184CE ne afërsi të fshatit Kotë në vendin e quajtur “Fusha e Murrës” dhe janë larguar në këmbë.
Errësira dhe terreni i thyer malor i ka favorizuar ata për t’ju shmangur forcave të rendit. Blutë e Vlorës kanë shoqëruar disa persona lidhur me këtë ngjarje.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO