Në momentin kur grabitësit i kanë dalë para furgonit me targa AA 121 BF, kanë qenë 8 pasagjerë, banorë të fshatit Vranisht.
Kur furgoni ka shtuar shpejtësinë, dy grabitësit kanë qëlluar në ajër.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar në këtë tentativë grabitjeje, ndërsa shoferi dhe pasagjerët po japin dëshminë në polici për ngjarjen.
Drejtuesi i automjetit, Vasil Pazaj, rrefen në polici se “Dy personat na dolën në pritë, bënin shenjë të ndaloja. Sapo i pashë shtova shpejtësinë, ata qëlluan në breshëri. Nuk kam ndaluar, maskat na qëlluan”.
Policia e Vlorës nuk ka ende të dhëna për autorët e mundshëm të kësaj ngjarje.
Dy autorët e ngjarjes janë larguar në drejtim të pyjeve, ndëkohë që policia është vënë në ndjekje të tyre.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
