Besimtarët ortodoksë në lot për Kryepeshkopin Janullatos: Ngriti kishën nga zero! Mesha dhe lutje në mbarë vendin

TIRANË- Kambanat e vajtimit në Katedralen ‘Ringjallja’ e Krishtit në Tiranë, njoftuan zinë mes besimtarëve për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos

I përjetshëm qoftë kujtimi I tij dhe kontributi. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme, jo vetëm për besimtarët shqiptarët, por për Shqipërinë dhe për zhvillimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me gjithë vendet e tjera në Evropë. Si besimtar i Kishës Orthodokse ndeza një qiri.

Ortodoksët në Tiranë dhe në mbarë vendin, ndezën qirinj dhe u lutën për shpirtin e kryepeshkopit.

“Për Janullatosin, normalisht besimtarët shqiptarë kanë respektin më të madh. Është personi që e ngriti kishën nga zero. Pas sistemit totalitar, ku çdo gjë u shkatërrua dhe u minua, ai ishte i vetmi që bëri të mundur ringritjen dhe sot e kësaj dite kjo është kisha që falemi dhe besojmë në Zot. Për mua puna e tij është e pakrahasueshme me asnjë tjetër.

Për atë erdha. Ndeza qiri.

Ndeza qiri për të. T’i shkojë shpirti në Parajsë, se ishte një burrë që e drejtoi fenë me kaq drejtësi dhe me shumë përkushtim. Ndjesë pastë”, shprehen besimtarët për Report Tv.

Në mbarë vendin, kishat zhvilluan mesha përshpirtje për Janullatusin. Dhjetëra besimtarë u falën në Vlorë, ndërsa At Ilia Qirjo ka theksuar se kryepeshkopi do të mbetet në zemrat e të gjithë besimtarëve ortodoks për të gjithë atë çfarë ai bëri për Kishën Ortodokse Shqiptare.

‘U hidhëruam shumë për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit Anastas, jeta dhe vepra e tij është e paharrueshme për të gjithë besimtarët ortodoks të Shqipërisë dhe mbarë botës. Ai ka kontribuar me shpirt dhe ka bërë një mbrekulli me kishën, ai ka ngritur kisha në çdo vend. Ishte një njeri që ditën e parë na dha dashurinë dhe urtësinë e tij’, tha ai.

Edhe në Katedralen Orthodhokse ‘Shën Dhimitri’ në Berat është zhvilluar ditën e sotme një meshë për ndarjen nga jeta të krypeshkopit.

‘Berati vajton sot për Kryepeshkopin Anastas! I përjetshëm kujtimi Ati ynë i dashur!’, shkruan Katedralja Orthodhokse ‘Shën Dhimitri’.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos u nda nga jeta ditën e sotme pas një sëmundje, ndërsa ndodhej i shtruar prej datës 3 janar në një spital në Athinë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:17
Liturgji përshpirtjeje për Kryepeshkopin Janullatos në Katedralen e ‘Shën Dhimitrit’ në Berat! At Petraq Simsia: Vepra e tij do të mbetet e paharruar

1737829319_berat.jpg

At Petraq Simsia duke drejtuar përshpirtjen për Kryepeshkopin Anastas Janullatos

Ndarja nga jeta në moshën 95-vjeçare e Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka pikëlluar gjithë besimtarët ortodoksë.

Për shpirtin e tij, në të gjitha kishat e vendit tonë janë mbajtur shërbime episkopale. Edhe në Katedralen "Shën Dhimitri" në Berat është mbajtur pasditen e sotme ‘Përshpirtja për Anastasin’.

Besimtarët me lotë në sy janë lutur për shpirtin e Kryepeshkopit të ndjerë Anastas dhe kanë ndezur qirinj. Pas përfundimit të Përshpirtjes, At Petraq Simsia, që drejtoi edhe liturgjinë, ka folur rreth vlerave të papërsëritshme të kryepeshkopit Anastas dhe veprave humanitare që ai kreu në vendin tonë.

“Vepra e tij do të mbetet e paharruar”, tha ai ndër të tjera.

Ora 14:47
Shuhet kryepeshkopi Janullatos, besimtarët mes lotësh flasin për Report Tv: E ngriti kishën nga zero

Besimtarët ortodoksë mes lotëve u lutën dhe ndezën qirinj për shpirtin e kryepeshkopit të ndjerë Anastas, duke e vlerësuar më të jashtëzakonshmin ndër klerët që e ngriti kishën në Shqipëri nga zero.

Për Report Tv besimtarët shprehen se kryepeshkopi Janullatos e drejtoi fenë me drejtësi dhe me shumë përkushtim.

“Për Janullatosin, normalisht besimtarët shqiptarë kanë respektin më të madh. Është personi që e ngriti kishën nga zero. Pas sistemit totalitar, ku çdo gjë u shkatërrua dhe u minua, ai ishte i vetmi që bëri të mundur ringritjen dhe sot e kësaj dite kjo është kisha që falemi dhe besojmë në Zot. Për mua puna e tij është e pakrahasueshme me asnjë tjetër.

Për atë erdha. Ndeza qiri.

Ndeza qiri për të. T’i shkojë shpirti në Parajsë, se ishte një burrë që e drejtoi fenë me kaq drejtësi dhe me shumë përkushtim. Ndjesë pastë”, shprehen besimtarët për Report Tv.

Ora 11:36
Berat/ Ndarja nga jeta e kryepeshkopit Anastas, Katedralja Orthodhokse ‘Shën Dhimitri': I përjetshëm kujtimi ati ynë i dashur

1737801485_BERAT.JPG

Në Katedralen Orthodhokse ‘Shën Dhimitri’ në Berat është zhvilluar ditën e sotme një meshë për ndarjen nga jeta të krypeshkopit Anastas Janullatos.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, katedralja thotë se kujtimi i tij do të jetë i përjetshëm.

‘Berati vajton sot për Kryepeshkopin Anastas! I përjetshëm kujtimi Ati ynë i dashur!’, shkruan Katedralja Orthodhokse ‘Shën Dhimitri’.

S.B/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E DREJTA: 25/01/2025 14:56

    ..................

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Tre shenjat e horoskopit që kanë prirjen të bëhen milionerë

Tre shenjat e horoskopit që kanë prirjen të bëhen milionerë