Vlorë/ Muzeu Hebraik gati brenda 2 vitesh, Rama inspekton punimet: Gur themeli për marrëdhëniet tona me Izraelin

Muzeu Hebraik & Qendra Multifunksionale e Zhvillimit Rajonal në Vlorë, që projektohet nga studio izraelite Kimel Eshkolot, pritet të përfundojë brenda 2 vitesh. 

Sot paradite kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe ishin për të inspektuar punimet që kanë nisur një muaj më parë.
Godina do të vishet me 98% me gur shqiptar, 2 % gur lokal izraelit.

Muzeu po ngrihet mbi lagjen e dikurshme të hebrenjve dhe ndodhet në sheshin kryesor të qytetit, afër tre muzeve të tjerë, Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Muzeut Historik dhe Muzeut Etnografik, ku Muzeu Hebraik Shqiptar do te jete pjese e kompleksit kulturor.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama inkurajoi përshpejtimin e punimeve, teksa theksoi se ky Muze është një gur i munguar në mozaikun  e Vlorës dhe në mozaikun shqiptar dhe se me vendosjen e linjes ajrore direkt me Izraelin do të kthehet në një destinacion të lakmuar turistik.

“Besoj që do e bëni më shpejt se dy vjet apo jo, domethënë besoj që është ndërtim që ka kompleksitet, por nuk është i pamundur që për 8- muaj të bëhet, nga ana ndërtimore.  Unë mendoj që kompania për 8-9 muaj e mbyll këtë. Është shumë e rëndësishme që të kuptohet nga të gjithë që ky është një gur i munguar në mozaikun  e Vlorës po dhe në mozaikun shqiptar“ – u shpreh Kryeministri.

Ai kërkoi që të nisë paralelisht dhe puna e muzealizimit

“Muzealizimin ta nisim paralel, tha ai

“Jemi duke lidhur kontratën me kompaninë amerikane që është përgjegjëse për muzealizimin. Do të donim që brenda një viti të jetë gati” u tha gjatë prezantimit.

 Kryeministri beson se Muzeu do të jetë një gur i munguar në mozaikun e Vlorës dhe atë shqiptar që do të forcojë edhe më tepër lidhjet e shqiptarëve me izraelitët.

“Historia e hebrejve shqiptarë është e jashtëzakonshme.  Me vendosjen e linjës direkte ajrore nga Izraeli, kërkesa për të ardhur turistë në Shqipëri është shumë e madhe. Kanë nisur të njohin historinë tonë të lidhur me ta dhe ky është gur themeli me të cilën do të ndërtojmë gjëra pozitive për turizmin, ekonominë e teknologjinë. Vlora është me fat e krenare që ka këtë histori”

Paralelisht aty pranë po ndërtohet edhe Qendra Multifunksionale e Zhvillimit Rajonal, e cila do të kthehet në një vatër të teknologjisë dhe inovacionit me plot aktivitete sociale e kulturore për të rinj e të reja që kanë prirje digjitale. Kryeministri Rama u rikthye sërish, pas inspektimit në muajin nëntor të vitit të kaluar, në kantierin ku po punohet intensivisht për finalizimin e këtij projekti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:41
Rama inspekton punimet në ‘Lungomare 3’ në Vlorë: Do të jetë më e madhja, shkon deri në Orikum

 

Kryeministri Edi Rama inspektojë sot punimet në Lungomare 3 në Vlorë që përfshin rikualifikimin e vijës bregdetare Vlorë - Radhimë – Orikum.

Në këtë kantier ndërtimi është duke vijuar për zgjerimin e plazheve, ndërkohë që po ndërtohet shëtitorja buzë rrugës si edhe po hapet traseja e një bajpasi mbi segmentin e hoteleve e restoranteve në Radhimë, ku rruga aktuale automobilistike do të kthehet në pedonale turistike.

‘Deri në Orikum do shkojë, do të jetë shëtitorja më e gjatë’, tha kryeministri Edi Rama.

Ora 16:29
Rama inspekton punimet në Hidrovorin e Akërnisë në Vlorë, shkëmben batuta me qytetarët: Duhet të thajmë kënetën

 

Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar ditën e sotme një tjetër kantier transformimi, Hidrovorin e Akërnisë, një investim që do të bëjë të mundur kullimin e 4,600 hektarëve tokë bujqësore dhe zonave rurale të banuara si dhe mbron Aeroportin e Vlorës nga përmbytjet.

Ky investim ka zëvendësuar elektropompat ekzistuese, teknologjia e vjetruar e të cilave është zëvendësuar me sisteme moderne, që kursejnë deri në 50 mijë lekë për metër kub ujë.

“Kjo zgjidh problematikën e tmerrshme. Domethënë, ato hallet që kemi pasur në të kaluarën, nuk i kemi më”, theksoi kryeministri.

Gjatë inspektimit Rama ka përshëndetur banorët dhe nga pamjet duket që nuk mungojnë as batutat mes qytetarëve dhe kreut të qeverisë, ku njëri prej tyre i ka dhuruar edhe një buf lodër kryeministrit.

Pjesë nga biseda e kryeministrit me qytetarët:

Edi Rama: Hajde t’u jap pak dorën, hajde të bëjmë edhe një selfie bashkë

(Një qytetar i jep një buf lodër kryeministrit)

Edi Rama: Ky i paska sytë blu

Qytetari: Ke popullin me vete mos u tut

Edi Rama: Duhet të thajmë kënetën

Ora 16:04
‘Na bëhet qejfi që të shohim se punojnë dhe të dielën këta’/ Rama shkëmben batuta me vlonjatin: E hodhe helmin hë

 

Kryeministri Edi Rama ka vijuar vizitën e tij në Vlorë dhe inspektuar kantierin e Bulevardit të ri të Palmave dhe Agrumeve në hyrje të Vlorës. Aksi njihet prej kohësh që ka dalluar për ndërhyrje për shkak të vjetërsisë dhe mungesës hapësirës publike. Investimi i ri do të përmbajë dhe dy pedonale të cilat do të shërbejnë për turizmin e verës por edhe për aksesimin e banorëve.

Gjatë inspektimit Rama ka përshëndetur banorët dhe nga pamjet duket që nuk mungojnë as batutat mes qytetarëve dhe kreut të qeverisë.

Qytetari: Na bëhet qejfi që të shohim se punojnë dhe të dielën këta?

Rama: E hodhe helmin hë? Po mirë tërë kjo punë kur është bërë? Ti ke të drejtë në fakt se ti të dielën do të rrish dhe të dredhësh zinxhir dhe këta do t’i shikosh në punë.

Agolli: Kjo ka qenë një zonat më të degraduara të Vlorës, ka qenë një hyrje e rrënuar. Projekti synon rehabilitimin 3 D dhe fasadat.

S.G/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit