VLORE - Vijojnë arrestimet mbi operacionin e koduar “Karaburuni” i cili ka nisur që më 25 janar të këtij viti. Policia e Vlorës ka arrestuar mbrëmë shtetasin Mondi Kujtim Veshaj, 35-vjeç i cili ishte banues në Vlorë dhe pronar i një pike karburanti në fshatin Sherishtë.
Po ashtu policia ka sekuestruar edhe anijen Karaburuni me të cilën dyshohet se kontrabandohej nga Italia sasia e naftës prej 3500 litrash e cila është sekuestruar që në nisje të operacionit. Kjo sasi nafte është sekuestruar në fshatin Serishtë ku janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, Eduaet Alliaj dhe Levzat Canaj.

(Ne foto anija Karaburuni e sekuestruar nga policia)

(Ne foto autobotet ne te cilat ndodhej nafta e sekuestruar)
Ndërkohë forcat blu të vlorës po vijojnë hetimet për zbardhjen e skemës së kondrabandimit të naftës pa akcizë si dhe kapjen e të gjithë personave të tjerë që janë përfshirë në këtë skemë kriminale. Cilësia e naftës së sekuestruar dyshohet se është e dëmshme për tu tregtuar për automjetet dhe për këtë arsye policia ka dërguar disa kampionë për analizë.
Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vlore, sekuestrohen 3 500 litra nafte kontrabande, 2 ne pranga