VLORË- Sekuestrohen në portin e Vlorës rreth 30 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, si dhe janë vënë në pranga dy poseduesit e saj.

Droga u gjet e fshehur në shasinë e automjetit tip “Citroen” me targa AA 722 IL e cila do të hipte në tragetin e linjës Vlorë-Brindizi.

Policia ka arrestuar personat që udhëtonin në automjetin ku u gjet sasia e drogës, Elvis Zyka dhe Marsid Hysi, të dy nga Fieri.

Droga kishte si destinacion Italinë.



makine me droge
(Foto:Makina ku u gjet droga) Foto të tjera

Redaksia online
(esh.shqiptarja.com)