VLORE – Një 37-vjeçar është vetëdjegur në prezencë edhe të familjarëve të tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 maji” në Vlorë. 37-vjeçari Fatmir Hysi ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda që kishte pësuar nga djegia në rreth 90 % të trupit të tij. Hysi u paraqit ditën e djeshme në spital me djegie të rënda dhe humbi jetën mëngjesin e sotëm.
Sipas dëshmive të familjarëve të tij por edhe ekspertizës mjekoligjore Fatmir Hysi ishte lyer fillimisht me benzinë, më pas është lidhur dhe i ka vënë flakën vetes.
Mësohet se 37-vjeçari jetonte me prindërit e tij, të cilët kanë qenë të pranishëm në momentin e fundit kur ai i ka vënë flakën vetes, por ka qenë e pamundur ta parandalonin aktin vetëflijues të djalit të tyre.
Ata e kanë dërguar menjëherë në spital, por pavarësisht kujdesit të bluzave të bardha ka qenë e pamundur t’i shpëtohet jeta. Prindërit e tij kanë rrëfyer në polici se ka tentuar dhe 3 herë të tjera të vetëvritet, ndërsa mësohet se ai vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Vlorës 37-vjeçari është vetëdjegur në prezentë të familjarëve të tij, ndërkohë që grupi hetimor po heton rastin në fjalë.
"Sipas policisë ditën e djeshme rreth orës 11:45 në sallën Operative të Drejtorisë së Policisë Vlorë është marrë njoftim nga Spitali Rajonal Vlorë se ka shkuar i djegur në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi Fatmir Nuri Hysi, 37 vjeç, banues në lagjen 24 Maji Vlorë, i cili si pasojë e djegieve ka vdekur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm. Në lidhje me këtë rast është ngritur grupi hetimor i cili ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se ky shtetas është vetëdjegur në prezencë të familjarëve të tij me lëndë djegëse (benzinë). Ky shtetas kishte kohë që vuante nga shëndeti mendor. Gjithashtu nga të gjitha hetimet e kryera dhe sipas deklarimeve të vet familjarëve të tij është hera e katërt që tentonte të vetëvritej”, thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.
Redaksia Online
(Gre.M/eç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com