Pesë vjet më parë, teksa ndiqja një prej seancave të çështjes gjyqësore të tragjedisë së Otantos, në sallën e Tribunales së Leçes, fiksova Agimin, në atë kohë 55 vjeç.
Me sy përherë të përlotur, ai ndiqte me vëmendje gjithçka thuhej në atë sallë. Lotëzimi i syve të tij nuk rreshtt pothuajse asnjëherë. As atëhere kur, nisëm të bashkëbisedonim rreth historisë së tij.
Megjithëse kishin kaluar 13 vjet nga ajo ditë e tmerrshme e tragjedisë së Otrantos, 55 vjeçari Agim Aliaj, shpresonte ende se do të mund të plotësote atë që i kishte ngarkuar vetes atëhere dhe që do t'ja lehtësonte sadopak dhimbjen për humbjen e djalit të vetëm; të zyrtarizonte vdekjen e tij në këtë tragjedi.
Aldi, 17 vjeçari nga Vlora që u nis në 28 marsin e vitit 1997 drejt Italisë me anijen "Kateri i Radës", nuk figuron mes viktimave, ashtu si edhe disa të tjerë. Pasojat e asaj tragjedie për Agimin janë të shumëfishta. Ju shkatërrua familja, mori rrugën e mërgimit dhe pas kësaj vendosi të jetonte në Leçe, pa një punë të sigurtë.
"Djali im Aldi, vetëm 17 vjeç ishte në anijen e tragjedisë në Katerin e Radës, së bashku me ata dhjetra fatkeqë të tjerë që humbën në fund të detit. Por, nëse të tjerët u gjetën dhe u nxorrën, me trupin e djalit tim të vetëm nuk ndodhi kështu. Ai rezulton mes të zhdukurve, mes atyre që nuk përfshihen në listën e viktimave", tregonte Agimi, në sytë e të cilit shfaqeshin lotët teksa artikulonte këto fjalë.
Edhe pas 13 vjetësh, dhimbja e Agimit për atë që ndodhi në Otranto ishte e pamasë. Por, akoma më e madhe ishte boshllëku që krijonte tek ai, pamundësia për të patur një varr për djalin e vetëm, si edhe mungesa e tij në listën zyrtare të viktimave. Sepse edhe kjo do të ishte një ngushëllim për të.
Prej 13 vjetësh përplasej dyerve dhe sallave të gjykatave italiane, sa në Brindisi e në Leçe. Kishte edhe dëshmitarë, mes atyre që ndodheshin atë ditë marsi në bordin e anijes së tragjedisë. Dy shokë bashkëmoshatarë të djalit të vet, ishin bashkë me të në anije dhe mrekullisht shpëtuan. "Të dy kanë dëshmuar në gjykatë për atë që ndodhi me Aldin.
Por, dëshmia e tyre nuk është marrë parasysh", thoshte Agimi, dikur muzikant në qytetin e Vlorës. Në çdo seancë që zhvillohej deri në atë kohë, por edhe më pas, në gjykatat e vendit fqinj, ai ishte i pranishëm bashkë me familjarët e tjerë të viktimave të Otrantos. Përherë me lot në sy, përherë me një dhimbje që i perceptohej lehtësisht në fytyrë.
Për këtë arsye ka qëndruar edhe në Leçe. Punonte me periudha ku të gjentepunë, çfarëdo që të ishte. Dhe vazhdonte ritualin e përhershëm. Takohej me avokaten, që përfaqësonte edhe familje të tjera të viktimave, takohej me zyrtarë të organeve të drejtësisë. Diku merrte premtime, diku tjetër dukej se çështja do të zgjidhej. "Nuk e di nëse do të arrij ta zgjidh ndonjëherë këtë dhimbjen time", thoshte Agimi, teksa dilnim në hollin e Gjykatës së Apelit (Tribunales), në Leçe, pasi ka përfunduar një prej seancave të çështjes gjyqësore, që lidhet me tragjedinë e Otrantos. "Një gjë e kam të qartë që, sa të jem gjallë asnjëherë nuk do të rresht përpjekjet e mia për djalin tim të vetëm që humbi në fund të detit", shprehej Agimi, ndërkohë që lotët i zbrisnin në mollëza.
Në tragjedinë që ndodhi në Otranto në 28 mars të vitit 1997 si pasojë e përplasjes së anijes "Kateri i Radës" me anijen ushtarake italiane "Sibilla", humbën jetën 81 persona, mes të cilëve mjaft gra e fëmijë, ndërkohë që 34 të tjerë mbijetuan. Ata ishin nisur drejt brigjeve italiane për t'ju larguar situatës së rëndë që mbizotëronte në Shqipëri, për shkak të trazirave të pranverës së atij viti.
Për këtë ngjarje, 10 vjet më parë gjykata e shkallës së parë në Brindisi shpalli fajtorë kapitenin e anijes ushtarake italiane Fabrizio Laudadio dhe atë të motovedetës "Kateri i Radës", Namik Xhaferri, duke i dënuar respektivisht me 3 dhe 4 vjet burg./atsh/
/Shqiptarja.com