Fëmijët e familjes Sulejmani të cilët nuk shkojnë në shkollë nga frika, janë djegur me cigare në trup nga grupi i adoleshentëve. Kryefamiljari kërkon mbrojtjen e fëmijëve, pasi ata rrezikojnë që të humbin shkollën, pasi grupi i adoleshentëve me të cilët janë zënë disa ditë më parë i kërcënon sërish. Sherri ndodhi në shkollën “Rilindja” në Vlorë.

Ndërkaq babai i fëmijëve me mbiemrin Sulejmani nga qyteti bregdetar thotë se, adoleshentët i kanë grabitur edhe shtëpinë më parë. Shkolla ka bërë të ditur se, ka marrë dhe masa ndaj nxënësve por sërish frika nuk u ka dalë fëmijëve. Drejtoresha Adriana Sinanaj ka deklaruar se, konflikti ka ndodhur jashtë mureve të shkollës, por sërish janë marrë masa ndaj grupit të adoleshentëve.