Vlorë, Pallati i Bashës u ngrit
mbi gurët e hedhur në det

Vlorë, Pallati i Bashës u ngrit<br />mbi gurët e hedhur në det
TIRANE-  Hije të forta dyshimi janë ngritur për shkelje të ligjit lidhur me miratimin e lejës së ndërtimit të pallatit në pronësi të Xhafer Isufit, vjehrrit të kryetarit aktual të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, njëherësh dhe kreut të Partisë Demokratike. 

Ndërkohë që sipas dosjes së prokurorisë, e cila për këtë rast ka marrë të pandehur shefin e Urbanistikës Odhise Zoto, i gjithë projekti urbanistik dhe mendimi i këshillit teknik, është bërë në mënyrë të gabuar.

Kjo pasi objekti është ngritur në një terren ujor dhe aspak të përshtatshëm, qoftë nga ana e bazamentit, por edhe kushteve teknike që janë zbatuar.

Madje në raportin e kqyrjes në teren të këtij objekti qartësohet se  para pallatit, janë hedhur qindra metra kub, gurë dhe material dheu, duke bërë që toka të avancojë në drejtim të detit. Kjo ka sjellë, që ndërtuesit e këtij pallati të shtojnë sipërfaqen e truallit, duke dalë dhe nga kufinjtë e tyre të ligjshëm të pronës që kanë pasur.

E gjithë sipërfaqja e re e tokës që është përfituar nga ky proces, shfrytëzohet nga pronarët e këtij pallati. Aktualisht lidhur me këtë ngjarje, asnjë person duke filluar nga pronarët e tokës, që është shtetasi Xhafer Isufi, por edhe nga pronarët e kompanisë që kanë marrë përsipër ndërtimin e objektit, nuk është hetuar dhe marrë në përgjegjësi penale, për një masakër të tillë, të bërë në afërsi të zonës më piktureske të qytetit të Vlorës, siç është zona e “Ujit të Ftohtë”.

Për këtë çështje, nën akuzë është vënë vetëm drejtori i urbanistikës në Bashkinë e Vlorës, inxhinieri Odhise Zoto. Ndaj këtij të fundit prokuroria ka kërkuar dënimin me 2 vjet burg dhe gjobë financiare. Zoto akuzohet nga organi i prokurorisë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” pasi ka paraqitur në mbledhjen e këshillit, materile të rreme dhe në kundështim me ligjin e urbanistikës.
 
Gjyqi ndaj drejtorit Zoto si Tika-Taka e Barcelonës
Çëshja e procesit gjyqësor ndaj të pandehurit të vetëm të skandalit të ndërtimit të pallatit që njihet në Vlorë si “pallati i Lulzim Bashës”, ka hyrë në një spirale juridike. Tashmë pritet që dosja në ngarkim të Odhise Zotos të rikthehet për rigjykim për herë të tretë, në një rrafsh kohor prej 1 viti që dosja i ka kaluar gjykatës. Për shkak edhe të procedurave ligjore, gjyqi ndaj Zotos, duket se i ngjason “Tika-Taka” lojës së ekipit të Barcelonës.

Ky krahasim vjen për faktin se dosja ndaj Zotos, ka arritur deri aty sa prokuroria të dalë me konkluzjone konkrete duke kërkuar dënimin e shefit të urbanistikës me 2 vjet burg dhe gjobë financiare, por çështja më pas është pezulluar nga gjyqtari Artur Malaj, duke ja kaluar këtë çështje Gjykatës Kushtetuese për interpretim ligjor, pasi në bazë të disa ndryshimeve ligjore, një person nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtën akuzë. Dosja më pas është kthyer sërisht në Vlorë, ku ka filluar gjykimi nga fillimi, ndërkohë që sërisht do rifillojë nga fillimi pasi Artur Malaj, në ditët në vijim do japë dorëheqjen nga kjo çështje.   

Gazeta “Shqiptarja.com”, disponon të plotë vendimin e KRRT-së, në të cilin është vendosur miratimi i lejës së ndërtimit për vjehrrin e Lulzim Bashës, Xhafer Isufi dhe Xhuvi Serxhi, të cilët evidentohen si pronarë trualli.  Leja për pallatin
 
 Shkrimi u publikua sot (31.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër