Kontrolli i lartë i shtetit dhe Agjencia e Prokurimit Publik kanë paraqitur mesditën e sotme një kërkesë për informacion lidhur me koncensionin e parkimeve.
Kanë qenë punonjësit e këtyre dy institucioneve të ardhur nga Tirana, të cilët janë paraqitur pranë zyrave të bashkisë, ku kanë paraqitur kërkesën për marrjen në dorëzim të dokumenteve për koncensionin në fjalë.
Ky koncension u miratua vetëm pak ditë më parë nga bashkia e qytetit bregdetar, ndërsa solli pakënaqësi të shumta mes qytetareve, teksa kundër saj dolën edhe deputetë të mazhorancës siç ishte Koço Kokëdhima.
Sipas koncensionit të gjithë drejtuesit e mjeteve duhet të paguanin 50 lek të reja për orë për parkimin e automjeteve në hapësira publike.
Ndërkohë punës në krye të bashkisë i është rikthyer edhe kreu I kësaj njësive vendore, pas vendimit të gjykatës së apelit, e cila e liroi atë nga akuzat për shpërdorim detyre.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO