VLORË - Si sot 17 vite më parë, i gjithë qyteti i Vlorës ishte në zi. Si sot 17 vite me parë në portin e Vlorës mbërritën 57 trupat e viktimave të Otrantos.
Në qytetin e Vlorës është përkujtuar 17-vjetori i ardhjes së këtyre trupave nga familjarët e tyre. Në 28 mars të vitit 1998 anija italiane Sibila ka goditur për të mbytur anijen shqiptare Kateri i Radës ku ndodheshin 115 shtetas shqiptarë,burra, gra dhe fëmijë si të cilët kërkonin të largoheshin nga tmerri i vitit ‘97.
Pas goditjes që iu bë anijes me shtetas shqiptarë, ajo u mbyt në det nga ku humbën jetën 81 persona midis tyre gra dhe fëmijë dhe 34 prej tyre shpëtuan nga kthetrat e vdekjes se sigurte.
Nga 81 të mbytur u gjetën 57 trupa, ndërsa 24 prej tyre nuk u gjetën kurrë, ata janë varrosur në thellësinë detit.
Kryetarja e shoqatës së Otrantos, Pushime Çala e cila u shpreh se do ta kujtojmë çdo herë këtë dite dhe është mirë që të kujtohet. Ne familjarët nuk do rreshtim kur për të drejtat tona dhe që fajtorët të vihen para drejtësisë.
Për këtë tragjedi mes dy shteteve Shqipërisë dhe Italisë, kryetari i Bashkisë së Brindisit është shprehur se kjo ngjarje duhet të futet dhe në temat mësimore shkollore pasi është ngjarje makabre.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO