Ne kuadër të kësaj dite të shënuar për mbarë vendin e në vecanti për qytetin e Vlorës, kryebashkiaku Leli zhvilloi homazhet e rastit te varri i Ismail Qemalit, duke percjellë mesazhin se kjo ditë është një ditë mjaft e shënuar për mbarë kombin shqiptar.
Pas homazheve në varrin e Ismail Qemalit, në kuadër të 97-vjetorit të vdekjes se tij, ai zhvilloi nje vizitë në ambientet e Muzeut “Pavarësia”.
Më 28 Nëntor të vitit 1912, Shqipëria shpalli Pavarësinë dhe Ismail Qemali ishte kryeministri i parë i saj. Në shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali. Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufinjve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës qe shpallja e Principatës shqiptare sovrane nga Perandoria Osmane nën mbikëqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrativë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)