VLORE- Peshkatarët e Vlorës duhet të pajisen me një leje nga drejtoria e Policisë Kufitare që të ushtrojnë aktivitetin e tyre në portin e peshkimit në Zvërnec. Porta është mbyllur dhe nuk lejon as ekuipazhet e rreth 70 peshkarexhave që të dalin për peshkim nëse nuk posedojnë fletë hyrjen e re.
 
Masat e ndërmarra kohët e fundit ndaj këtij sektori ka shkaktuar pakënaqësi tek peshkatarët dhe përfaqësuesit e kësaj organizatë. Ata shprehen se kjo masë nuk është e drejtë dhe se nuk është justifikuar nga ane e drejtorisë së kufirit.
 
Të kontaktuar me telefon nga “A1 Report”, burime pranë drejtorisë së kufirit në Vlorë bëjnë me dije se kjo masë vjen në kuadër të forcimit të masave për monitorimin  e vijës bregdetare, kryesisht luftës kundër narkotikëve. 

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)