VLORË – Petro Mataj nga Vlora kërkon ndihmë për të ushqyer tri fëmijë: I sëmurë nga tuberkulozi, humbet punën, por Komisioni i Vlerësimit nuk i  jep KEMP-in ndërsa borxhet e pashlyera në dyqane,  nuk e lejojnë më të kërkojë asnjë lloj ushqimi për të ushqyer fëmijët. 

“Më mohohet “kempi”, s’kam asnjë të ardhur të ushqehem”. Këto kanë qënë fjalët e 58-vjeçarit Petro Mataj, që prej vitesh ka qënë punëtor në ndërmarrjen e shërbimeve publike në qytetin e Vlorës.  Mataj ka kërkuar ndihmën e televizionit për të bërë publik, shqetësimin dhe padrejtësinë që sipas tij I është bërë, ku pas 30 vitesh që ka punuar, tashmë ai ka dy vjet që ka mbetur pa punë. Ai është baba i tre fëmijëve dhe nuk ka asnjë të ardhur që të ushqehet; përveç kësaj, i është mohur edhe KEMP-i që ai përfitonte.

Ai vuan nga turbekulozi, që e ka bërë që të shkëputet nga puna dhe të kurohet 20 ditë në Spitalin e Vlores dhe 2 muaj, në Tiranë. Nga kjo sëmundje ka arritur të
përfitojë edhe KEMP-in, , por vetëm për një periudhë 1- vjeçare, pasi më vonë i është hequr. Sipas Petros, kjo është një padrejtësi, sepse atij i takon në kushtet që është.

Mataj kërkon që këtë problem ta bëjë publik, pasi kudo që ka shkuar për të kërkuar ndihmë, asnjë derë institucioni nuk i është hapur , madje asnjë sqarim nuk i është dhënë. Apel bën edhe gruaja e tij, Shpresa Mataj, që tregon kushtet e vështira në të cilën jetojnë dhe sipas saj është shumë e vështirë të ushqehen; varfëria i ka çuar në borxhe të mëdha. Shpresa shprehet se tashmë në asnjë dyqan nuk mund të marrë ushqime, pasi borxhet që ka marrë nuk ka mundur t’i shlyjë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)