Bllokimi i pistoletës tip “Zastava” ka sjellë shmangien e vrasjes së nxënëses 17-vjeçare nga shoku i saj i klasës Aldar Arshiaj. Ky i fundit pasi ka hyrë në një klasë me bashkëmoshataren E.Totaj, i ka kërkuar kësaj të fundit që të krijonin një lidhje dashurie së bashku. Por kësaj kërkese, i është përgjigjur negativisht 17-vjeçarja, e cila më pas ka kërkuar që të dalë jashtë nga klasa. Pikërisht ky moment ka nxehur së tepërmi 17-vjeçarin, i cili ka nxjerrë nga brezi një armë pistoletë tip “Zastava”, duke ia drejtuar atë në kokë nxënëses E.Totaj.

Kjo e fundit ka mbetur e shtangur në vend, ndërkohë dëshirës së Arishaj për të vrarë vajzën që dashuronte, nuk i është bindur pistoleta, e cila nuk ka kryer qitje pasi është bllokuar. Fill pas kësaj, 17-vjeçari kryen sërisht rimbushjen mekanike të pistoletës dhe fillon qëllon në drejtim të nxënëses që donte, duke e plagosur atë. E gjithë skena është parë nga mësuesja e matematikës Dilore Arshiaj, e cila priste në korridor jashtë klasës, ndërkohë që ka qënë ajo nismëtarja e këtij takimi, që përfundoi me plagosjen e 17-vjeçares me dy plumba.

Gjatë ditës së djeshme, gjykata e Vlorës ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e Aldar Ashiaj, duke caktuar ndaj tij masën e “arrestit në burg”, për akuzën “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Thirja nga mësuesja
Ditën e ngjarjes gjatë zhvillimit të orës së dytë të mësimit,e dëmtuara është thirrur nga mësuesja kujdestare Dilore Arshiaj, nëna e autorit të dyshuar. Pas daljes në koridor të shkollës mesuesja Dilore,i ka thënë se çfare kishte për të sqaruar me djalin e saj Aldar Arshiaj. E dëmtuara i ka kthyer përgjigje se nuk kishte asgjë për të sqaruar. Mësuesja i ka thënë se djali i saj ishte poshtë dhe donte të fliste me të. Në këto momente mësuesja ka thirrur djalin e saj në telefon dhe i ka thënë të ngjitej lart e të fliste me shtetasen e dëmtuar. I dyshuari ka ardhur brenda shkollës dhe pasi është futur në ambientet e një klase bosh ka biseduar me të dëmtuarën.

Gjatë bisedës kanë folur lidhur me kërkesat e autorit të dyshuar për të folur në telefon me të dëmtuarën. I dyshuari i ka kërkuar të lidhej me të në marrëdhie dashurie, por kjo gjë është refuzuar nga ana e të dëmtuarës. Në këto moment shtetasi Aldar Arshiaj ka nxjerrë nga brezi pistoletën, ja ka drejtuar në kokë të dëmtuarës dhe e ka shkrepur, por arma nuk ka qëlluar. Pas këtij veprimi i dyshuari i ka kërkuar të dëmtuarës të shkonte me të, ndërkohë që ka mbushur pistoletën përsëri dhe ka qëlluar në drejtim të saj. E dëmtuara është goditur me një plumb në sipërfaqen e kokës. Pas këtij veprimi, ajo ka dalë me shpejtësi në koridor të shkollës, ku është përballur me shtetasen Dilore Arshiaj, nëna e të dyshuarit.

Plumbi në sup
Nga prapa saj, Aldar Arshiaj e ka ndjekur duke e goditur përsëri me armë. E dëmtuara ka zbritur me shpejtësi dhe në këto moment është goditur nga një plumb në supin e majtë. Ka vrapur me shpejtësi jashtë shkollës dhe është futur tek një dyqan. Aty ka parë të dyshuarin i cili ka hipur në një automjet Golf dhe është larguar. Ngjarja ështe parë edhe nga nëna e të dyshuarit, e cila ka njoftuar vëllanë e saj e njëkohësisht dajën e autorit të dyshar i quajtur I.B.
 
Daja
Sipas prokurorisë së Vlorës ka qënë daja i autorit të krimit ai që i ka marrë armën e zjarit nipit të tij Aldar Arshiaj. Pak këtij momenti i riu është larguar me shpejtësi.


Shkrimi u publikua sot(26.09.2014) në gazetën Shqiptarja.com(print)