Një ri i është gjetur i pajetë mëngjesin e së hënës (30 korrik) në fshatin Llakatund të Vlorës. Lajmi bëhet i ditur nga policia e këtij qyteti, e cila informon se bëhet fjalë për 26-vjeçarin Leonard Latifi, i cili është gjetur i vrarë me një plumb në kokë nga banorët e zonës anës një lumi. Kanë qenë këta të fundit që kanë sinjalizuar policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes së të riut, por policia është duke hetuar për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe ndalimin e autorëve të saj. Burime policore nga qyteti i Vlorës kanë thënë dje për Shqiptarja.com se 26-vjeçari Latifi nuk njihej si person me precedentë penalë, por ka qenë një i ri që punonte prej kohësh dhe që asnjëherë nuk është shfaqur problematik. Hetuesit kanë marrë dje në pyetje disa bashkëfshatarë të Latifit në përpjekje për të mësuar itinerarin e tij përgjatë mbrëmjes të së dielës kur mendohet se Latifi është vrarë.
HETIMET
”Aktualisht pista ku po hetojmë është ajo për motive të dobëta pra ndonjë konflikt personal që mund të lidhet me ndonjë femër apo ndonjë borxh financiar i viktimës. Nuk përjashtojmë as pista të tjera megjithatë nga të dhënat operative që kemi nuk na rezulton se viktima të ketë patur ndonjë konflikt të trashëguar. Për më tepër ai nuk rezulton njeri me precedentë penalë por një punëtor i thjeshtë”,-tha dje për Shqiptarja.com një burim nga policia e Vlorës. Nga ana tjetër dyshohet se 26-vjeçari mund të jetë vrarë gjatë mbrëmjes së ditës së Dielë. Policia dyshon se Latifi mund të jetë future në kurth nga ekzekutori i tij. “Ka disa elementë së pari duket se vrasësi ka shkuar I pregatitur pasi e ka goditur nga pas me plumb në kokë përgjatë vijës së lumit, një vend ku viktima nuk kishte arsye të ndodhej si rregull. Së dyti ne jemi duke hetuar itinerarin që ai ka ndjekur dhe njerëzit që ka takuar përpara se të vritej pasi dyshojmë se viktima ka patur njohje me autorin madje mund të jetë takuar edhe miqësisht me të përpara se të vritej”, - tha dje një burim policor.
TABULATET
Një ndihmë të madhe hetimeve duket se u kanë dhënë disa familjarë dhe bashkëfshatarë të viktimës. Mësohet se të afërmit e tij kanë parashtruar përpara hetuesve debatet që viktima mund të ketë patur kohët e fundit me persona të tjerë në fshat. Policia tregohet e rezervuar në lidhje me këto debate pasi ende është duke verifikuar dëshmitë që ka administruar. Ndërkohë që hetuesit e çështjes pritet që të depozitojnë ditën e enjte edhe kërkesën për sigurimin dhe administrimin e tabulateve telefonike të viktimës. Sipas policisë nga tabulatet do të verifikohen të gjitha thirrjet hyrëse dhe dalëse të numrit të viktimës ditën e vrasjes por edhe gjatë muajit të fundit, pasi dyshohet se viktima mund ta ketë njohur ekzekutorin e tij. Familjarët e Latifit nga ana e tyre janë shprehur dje të revoltuar duke kërkuar me forcë zbardhjen e ngjarjes.
Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com