VLORË- Një efektiv policie është vetëplagosur pasditen e kësaj të premte, teksa po pastronte armën e shërbimit. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Mësohet se ai ka marrë plagë në këmbë, ku referuar burimeve zyrtare ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

"Mbrëmjen e sotme, punonjësi i policisë A.Sh., me detyrë Laborant në Sektorin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në banesën e tij në momentin e  pastrimit të armës së shërbimit, aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe si pasojë është plagosur në shputën e këmbës, pa problem për jetën", njoftojnë burime zyrtare për Shqiptarja.com.