Policia e Vlorës ka asgjësuar 13 parcela me rreth 16 500 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, të mbjella në 2 fshatra.

Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Tërbaç dhe Bolenë, të cilat ishin të kultivuara nëpër sipërfaqe toke pa pronar të ndara në 13 parcela në total.

Policia bëri asgjësimin e tyre me djegie.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

Redaksia Online
Shqiptarja.com