VLORË - Policia e Vlorës në bashkëpunim edhe me forcat e Guardia di Financas është vënë në ndjekje të një gomoNEje që ka mbërritur në grykëderdhjen e Semanit për tu mbushur me kanabis sativa për ta çuar me pas në drejtim të Italisë.
Burime nga Policia e Vlorës thanë se, janë në operacion që mëngjesin e sotëm. Mjeti lundrues është sinjalizuar nga radarët të cilët janë vënë së fundmi në funksion nga Ministria e Mbrojtjes.
Janë tre mjete të Guardia di Financas bashkë me efektivët e Drejtorisë së Kufirit dhe Delta Forcë të cilët ndjekin gomonen në grykëderdhjen e Semanit. Ky mjet lundrues dyshohet se ka ardhur në brigjet shqiptare për tu ngarkuar me lëndë narkotike.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com