Lideri i opozitës, Edi Rama, deklaroi në Vlorë se qyteti simbol në 100 vjetorin e Pavarësisë nuk ka një rrugë europiane. Ironizon Kryeministrin: “Do i dhurojmë 16 kuaj të vijë më 28 Nëntor”.
VLORE- ''Në 100 vjetorin e Pavarësisë, Vlora, qyteti symbol nuk ka një rrugë europiane''. Kështu e ka nisur fjalën e tij në qytetin e Vlorës, kreu i PS, Edi Rama, gjatë një takimi të Refresh, ku 900 të rinj u antarësuan në këtë parti. Duke u ndalur te mungesa e infrastrukturës rrugore Rama ironizoi kryeministrin Berisha duke u shprehur: “Për këtë arsye fola edhe me kryetarin e bashkisë dhe i thashë që më 27 nëntor do të cojmë te dera e kryeministrisë 16 kuaj që qeveria të vijë të nesërmen në Vlorë për të festuar pavarësinë nga rruga që nuk e ka ndërtuar po që ka mbetur ajo që ishte që në kohën e austriakëve. Shpëtimi ‘darkord’ tha ‘po duhet të sigurohemi që nuk do vjedhin dhe kuajt që do u cojmë ne për të ardhur në Vlorë”. Kryetari Rama u bëri apel të rinjve se nëse i mundon varfëria, papunësia, apo të tjera probleme si këto mos t’ia delegojnë askujt përgjegjësinë, por bëhen pjesë e politikës dhe të luftojnë vetë për zgjidhjen e këtyre problemeve.
(jd/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës: 25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
Po
37.7%
Jo
53.8%
Nuk e di
8.5%
Vota total: 2663
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?