VLORE- Rrëmbimi dhe dhunimi i taksistit, Memo Beqaj, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Vlorës ka shtuar pasigurinë tek kolegët e tij. Ata shprehen se ndihen të pambrojtur, e teksa solidarizohen me kolegun e tyre të punës, i bëjnë apel policisë për më shumë bashkëpunim.
“Jemi të rrezikuar çdo ditë nga keqbërësit, policia të hartojë një strategji për të na mbrojtur”, thonë taksistët.
Memo Beqaj u mor peng nga shtetasit, Klajdi Kurti dhe Alfred Dojku, të cilët nën kërcënimin e armëve pasi e dhunuan Beqajn i grabitën sendet me vlerë, ndërsa u arrestuan nga policia vetëm pak orë pas ngjarjes.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO