Dy persona janë shpëtuar pasditen e sotme në Vlorë nga policia kufitare, pasi rrezikuan që të mbyteshin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në Zvërnec.
 
Dy djemtë E.H. 31 dhe S.B. 36 vjeç lindur në Shqipëri dhe banues në Italia, teksa po lundronin me një gomone të vogël për shkak të rrymave të forta të erës dhe dallgëve të fuqishme të detit, janë larguar rreth 2 km larg bregut të detit dhe kanë kërkuar ndihmën e Policisë pasi rrezikoheshin të mbyteshin.
 
Policia kufitare pas marrjes së njoftimit ka ndërhyrë duke i shpëtuar. Ata janë nxjerrë nga deti nëpërmjet mjetit lundrues "BP-05", ndërsa aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.


d.b/shqiptarja.com