Policia e Vlorës ka sekuestruar mëngjesin e sotëm 103 kg e 600 gr lëndë narkotike kanabis sativa.

Blutë e Vlorës, kanë vënë në pranga një grua dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër si posedues të kësaj lënde.

E arrestuara është Diana Nasi, 42 vjeçe, banuese në fshatin Poro, Vlorë. Ndërsa është shpallur në kërkim H.N., 45 vjeç.

Policia e Vlorës, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të kësaj 42-vjeçarje pasi në banesën e saj është gjetur në cilësinë e provës materiale një thes plastik të zi me peshë 12 kg e 700 gr lëndë narkotike, e dyshuar e llojit kanabis sativa.

Gjithashtu në banesën e H.N, policia ka sekuestruar policia ka sekuestruar një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 89 kg e 700 gr, të fshehura nëpër 10 qese të zeza plastike, si dhe 90 bimë të tjera në proces tharjeje të llojit kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie.

Policia e Vlorws, gjatw kontrollit të ushtruar në banesën e Diana Nasi, policia ka konstatuar:

· 1 kg e 200 gr lëndë narkotike Cannabis Sattiva në formë boçesh (sekuestruar),

· 30 bimë në proces tharjeje të cilat u asgjësuan me djegie

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com