Një sasi lënde narkotike e llojit "Cannabis sattiva", është sekuestruar këtë të mërkurë nga Policia e Vlorës, në portin e këtij qyteti. Bëhet fjalë për 43.4 kg "Cannabis sattiva", sasi e cila u konstatua gjatë kontrollit të mjeteve hyrëse-dalëse në portin e Vlorës, në një një automjet tip "Kamion-Renault" (transportues makinash) me targa AA021MX, i cili dyshohej për lëndë narkotike.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 13 pako, e mbështjellë me letër natribani të tejdukshme dhe e fshehur në pjesën e kabinës së këtij automjeti (poshtë sediles).

Sipas policisë, në pranga është vënë poseiduesi i drogës, 42-vjeçari Genci Gjuzi, banues në Tiranë. Policia ka bllokuar dhe sekuestruar mjetin, gjithashtu ka bërë sekuestrimin e lëndës narkotike, në cilësinë e provës materiale.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com