VLORË - Aksidentet rrugore me pasoja fatale janë kthyer në një mankth për qytetarët vlonjatë.Shkak për këto aksidente është edhe mungesa e sinjalistikës rrugore, ndërsa mosfunksionimi semaforëve është një problem i vjetër.
 
Semaforët në këtë qytet prej vitesh janë jashtë funksionit në disa prej rrugëve kryesore, teksa pamjet e fokusuara nga kamera jonë e dëshmojnë një fakt të tillë.
Drejtuesit e bashkësie të kontaktuar për këtë problem, pohojnë së ka një plan për sistemimin e tyre, por puna ende s’ka filluar.

Ndërkohë lidhur me këtë situatë edhe qytetarët vlonjate kanë opinionin e tyre, të cilët i bëjnë apel i bëjnë apel instancave përkatëse të marrin masa për këtë problem. Kritike situata është gjatë stinës së verës kur qyteti është i mbipopulluar me turistë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)