Vlorë, zjarr sërish në fushën e grumbullimit të mbetjeve

Flakët kanë përfshirë pikën e grumbullimit të mbeturinave në Vlorë mbrëmjen e sotme (20 tetor 2023)

Zjarri po përhapet i ndihmuar edhe nga era ndërsa zjarrfikëset kanë nisur punën për ti izoluar. Burimet të cituara nga Report Tv bëjnë me dije se zjarri është i vështirë të fiket pasi favorizohet nga era.

 Nuk është hera e parë, që fusha e mbetjeve urbane që menaxhohet nga Bashkia e Vlorës, të përfshihet në flakë.

Edhe në shtator 2023 pati një rast të ngjashëm ndërsa në korrik flakët vijuan për disa ditë dhe u desht ndërhyrja dhe e helikopterit për të shuar flakët pasi përhapeshin edhe për shkak të temperaturave të larta. Flakët u shuan pas disa ditësh. Atëherë kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha në një prononcim për Report Tv tha se zgjidhja afatgjatë ishte një landfill i mirëfilltë që qyteti i Vlorës nuk e ka pasur asnjëherë.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic